Verërat maqedonase mund të promovohen në Kroaci, problemi i plasmanit në treg është tejkaluar

10.6.2019 15:01:00


Verërat e Maqedonisë së Veriut mund të promovohet në Kroaci me emrat e tyre gjeografikë. Problemi me plasmanin i cili kohët e fundit u shfaq për shkak të dispozitave kontestuese të Ligjit të ri për verën në Republikën së Kroacisë, i cili kishte një karakter kufizues ndaj verërave me origjinë nga Republika e Maqedonisë së Veriut, nëpërmjet komunikimit me autoritetet kroate, është tjkaluar me suksesë.

Domethënë, këto dispozita nuk janë në përputhje me Rregulloren 1308/2013, e cila është e detyrueshme për Kroacinë, si një shtet anëtar i BE-së, e as me Protokollin e saj shtesë për verat në mes të RMV dhe BE-së, si një dokument bazë që rregullon plotësisht marrëdhëniet midis RMV dhe BE-së në aspektin verërave. Përfaqësuesit e Komisionit Evropian gjithashtu morën pjesë në zgjidhjen dhe kapërcimin e problemit.

Më të prekur nga ky problem ishin bodrumet e verës që eksportonin verën në Republikën e Kroacisë. Gjegjësisht atyre ju ishte e ndaluar në çdo formë për të reklamuar dhe promovuar verërat e RMV me emra gjeografikë. Kufizimet e tilla do të shkaktojë një rënie në shitje në tregjet, se ka pasur një rrezik real për të ndaluar plasmanin e verës nga RMV.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski periudhën e kaluar ka pasur takime intensive me Ambasadorin e Republikës së Kroacisë në RMV, Danijela Barisic, dhe u dërgoi një letër ministrit kroat të Bujqësisë Tomislav Tolushikj. Tani, verërat me origjinë nga Republika e Maqedonisë së Veriut do të jenë në gjendje të reklamojnë dhe promovojnë në Republikën e Kroacisë. Kjo është me rëndësi të madhe për kantinat e verës, sepse Kroacia është destinacioni i dytë i eksportit për verë të ambalazhuar nga Maqedoniae veriut.

Me tejkalimin e shpejtë të problemit me verërat përsëri normalizuar plasmani i tyre ose shitja në tregun kroat, përpara sezonit turistik veror, kur ka kërkesa më të madhe për verë.

Share