Thirrje për Shprehjen e Interesit për Pjesëmarrje në Konsolidimin e Tokës Bujqësore

12.6.2019 11:06:00


Projekti i financuar nga Bashkimi Evropian “Integrimi i Programit Kombëtar për Konsolidimin e Tokës” (MAINLAND) ju fton të merrni pjesë në “Thirrjen Publike për Shprehjen e Interesit për Pjesëmarrje në Konsolidimin e Tokës Bujqësore”.

Të drejtën e pjesëmarrjes gëzojnë grupet e pronarëve të tokave, tokat e të cilëve gjenden brenda territorit të njëjtë (në fshatin e njëjtë, ose në pozicionin e  njëjtë mikro, që bëjnë pjesë të një apo disa komunave rurale kadastrale fqinje).  

Afati për paraqitjen e Deklaratave të Interesit është data 1 korrik 2019, deri në ora 16:00.

Udhëzimi dhe formularet e Deklaratës së Interesit mund të merren në Zyrën e Projektit, që ndodhet në hapësirat e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU) në Shkup (Zyra nr. 211), Sektori i Konsolidimit të Tokës, Shkëmbimit dhe Identifikimit të Parcelave, MBPEU, njësitë rajonale të MBPEU dhe të Agjencisë për Nxitjen e Zhvillimit të Bujqësisë (ANZHB). Ato janë vënë në dispozicion në ueb faqet e mëposhtme:

http://www.fao.org/fileadmin/user_upload/faoweb/FAO-and-MAFWE/Call-for-Expression-of-interest-LC-ALB.pdf

http://www.fao.org/fileadmin/user_upload/faoweb/FAO-and-MAFWE/Expression-of-interest-LC-Form-ALB.pdf

https://eeas.europa.eu/delegations/republic-north-macedonia/area/jobs-funds_en

Deklarata e Interesit mund të dërgohet drejtpërsëdrejti në njësitë rajonale të MBPEU, me postë ose e skanuar me e-mail, me shënimin “Për Thirrjen Nr. “1/ GCP/MCD/002/EC/2019“.

Përzgjedhja e zonave potenciale për konsolidimin e tokës po zbatohet në kuadrin e projektit të financuar nga Bashkimi Evropian, me titull “Integrimi i Programit Kombëtar për Konsolidimin e Tokës” (MAINLAND), i implementuar nga FAO dhe nga MBPEU. Objektivi kryesor i projektit MAINLAND është të ndihmohen tokat e vogla dhe fermat familjare në tejkalimin e problemeve që dalin nga copëzimi i tepërt i tokës, sipërfaqet e vogla të fermave dhe infrastruktura e papërshtatshme bujqësore, për të rritur produktivitetin, konkurrueshmërinë dhe efikasitetin e fermave, që do të kishte shtuar potencialin e sektorit bujqësor në vend.

 

Shkarko skedarët 

Thirrjen Publike për Shprehjen e Interesit për Pjesëmarrje në Konsolidimin e Tokës Bujqësore 

Deklaratë Interesi - Formulari Elektronik

 

Share


Hën
Mar
Mër
Enj
Pre
Sht
Die

Zgjidh datën