Nikolovski: Me masa të përbashkëta, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Malit të Zi do të zhvillojnë bujqësinë

24.5.2019 11:00:00


Bujqësia është një nga sektorët që ka një kontribut të rëndësishëm për ekonomitë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Malit të  Zi, dhe për këtë arsye është e rëndësishme që të dy vendet së bashku të krijojnë masa për zhvillimin e këtij sektori, tha sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski në seansën e përbashkët ndërqeveritare të Repuplikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës të Malit të Zi.

Nikolovski tha se periudhën e kaluar ka pasur bashkëpunim intensiv me Zëvendës kryeministrin për çështje ekonomike dhe Ministrin e Bujqësisë së Republikës së Malit të Zi, Milutin Simoviç, në drejtim të shkëmbimit të përvojave në modelin e RMV për përdorim efikas të programit IPARD, si dhe përvojën e Malit të Zi në proçesin e negociatave me Bashkimin Evropian në kapitullin e bujqësisë.

Për ne veçanërisht është e mirëpritur përvoja e Malit të Zi në lidhje me hapjen e kapitujve 11 dhe 12, për shkak se Mali i Zi tashmë i ka filluar negociatat, dhe mund të na ndihmojë në nivel ekspertësh. Gjithashtu për ne është e rëndësishme çdo pervojë në fushën e shqyrtimit dhe kapitujve që në fushën e bujqësisë janë me të vërtetë të rënda dhe për këtë arsye çdo përvojë do të jetë e vlefshme. Në anën tjetër, kemi një përvojë pozitive në përdorimin e programit IPARD që është lider në rajon, dhe këtë përvojë ne do ta ndajmë me Malin e Zi. Kemi forcuar bashkëpunimin mes agjensive pagesore te Republikës se Maqedonisë  së Veriut dhe Agjensive pagesore të Malit të Zi, të cilat ka kohë që kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi, i cili do të forcojë kapacitetet për bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave veçanërisht në përdorimin efikas të fondeve nga Fondi Evropian Bujqësor për Zhvillimin Rural " tha ministri Nikollovski.

Nikollovski theksoi se të dy vendet po punojnë në mënyrë aktive për të lehtësuar dhe rritur tregtinë, veçanërisht në fushën e produkteve bujqësore dhe ushqimore. Vitin e kaluar në Strugë, mes RMV dhe Malit te Zi u nënshkrua një Deklaratë me të cilën ata ndërmorën të thjeshtojnë procedurat për shkëmbimin e produkteve bujqësore, konkretisht në lidhje me shërbimet e inspektimit dhe njohjen reciproke të rezultateve nga laboratorët e akredituar të të dy vendeve.

Të dy ministrat në takimin e sotëm ndërqeveritar theksuan se në mënyrë aktive marin pjesë edhe në   krijimin e masave në fushën e re të përbashkët të politikës bujqësore të BE-së 2021-2027, e cila është fokusuar në fermerët e vegjël, eko-skemat, dmth në modelet e reja të mbështetjes të gjelbër në pjesën e subvencionimit dhe rritjen graduale të mbështetjes financiare për zhvillimin rural. Bashkëpunimin e mirë dhe nevojën për shkëmbimin e përvojave ministrat Nikollovski dhe Simoviç u konfirmuan edhe në takimin e djeshëm  bilateral.

Share