Nikollovski: Po përmbushim premtimet, prezantuam masën për naftën e subvencionuar për mekanizmin bujqësor

18.5.2019 11:00:00


Njoftimi publik për prokurimin e karburantit për mekanizëm bujqësor është duke u zhvilluar, e cila është gjithashtu hapi i fundit i procedurës për futjen e kësaj mase të re. Masa e paraqitur për herë të parë nga kjo qeveri ka vetëm qëllimin e lehtësimit të prodhimit të fermerëve dhe reduktimin e kostove të tyre të mekanizimit.

"Tenderi është i hapur 70 ditë dhe në të kanë të drejtë të marrin pjesë të gjithë personat e huaj, vendas dhe fizikë ose juridikë ose grup i personave të tillë të cilët janë të regjistruar për kryerjen e aktiviteteve që lidhen me lëndën e kontratës ose të bankës. Renditja e ofertave do të bëhet sipas shumës së çmimeve të ofruara, "tha Nikollovski.

Në Programin e sivjetshëm të pagesave direkte, për këtë masë, MBPEU ka ndarë 200 milionë denarë. Masa do të mbulojë 55,000 fermerë me kultura bujqësore dhe kopshte, fruta dhe vreshta.

Futja e kësaj mase kërkonte analiza të sakta për të cilat ekipet e MBPEU dhe Fakulteti i Shkencave Bujqësore dhe Ushqimit, zhvilluan metodologjinë për llogaritjen e përqindjes dhe kostove. Gjatë krijimit të kësaj mase mbaheshte llogari për kapacitet e prodhimit të raportuar ose hektarë për fruta dhe vreshta, perime dhe kulturave në terren, ku analiza tregoi se më shumë karburant ose150 litra për hektar shpenzohet në plantacione frutore, mandej rreth 120 litra për vreshta dhe kulturave bimore ,ndërsa 60 litra për hektar është shpenzohet për në të lashtat në terren.

"Për shkak se bëhet fjalë për një masë krejtësisht të re, për këtë vit gjëja e parë që do të futet në këtë masë të re do të jetë financimi 30 për qind i kostos së blerjes së karburantit për makineri bujqësore, me një mundësi e cila tashmë është inkorporuar në ligj, e më tej kjo përqindje të rritet në 50%. Sipas metodologjisë së zhvilluar, sasia e mbështetjes për përdoruesit përcaktohet varësisht nga madhësia e zonave dhe lloji i kulturave që rriten ", shtoi Nikollovski.

Kompania që do të fitojë tenderin është e detyruar të shtypë kartelat e pagesës dhe pastaj t'ia dorëzojë ato në Agjencisë pagesore e cila përmes njësive rajonale do t'ua shpërndajë fermerëve.

Drejtori i Agjencisë për Mbështetjen Financiare të Zhvillimit Rural,  Nikolçe Babovski, shpjegoi se kartelat e pagesave kanë të përcaktuar shumën e fondeve e cila varet nga madhësia e sipërfaqeve dhe kulturave për të cilat fermerët kanë aplikuar për subvencione në vitin 2018.

Edhe fermerët më të vegjël, ose ata me 0,2 hektarë tokë, nuk do të mbeten pa naftë të subvencionuar. Shuma minimale është 500 denarë, e cila do të jetë në një kartë, ndërsa shuma më e lartë është e kufizuar dhe do të jetë deri në 100,000 denarë. E gjithë kjo për të inkurajuar të gjithë ata që duan të konsolidojnë prodhimet e tyre, "tha Babovski.

Fermerët mund të blejnë ekskluzivisht "EURODIESEL" karburant për makineri bujqësore vetëm në pompat e benyinit  që janë në operatorin e përzgjedhur, ndërsa karta mund të përdoret në mënyrë disa herë deri në shterimin e vlerës së saj.

Përmes kësaj mase MBPEU do të kontribuojë në një ulje të ndjeshme në kostot e prodhimit, gjë që do t'i bëjë fermerët më efikasë dhe më produktivë. Në këtë mënyrë ne kthejmë 200 milionë denarë pas tek  fermerët.

Pritet që në fund të korrjes së këtij viti dhe fillimit të mbjelljes së vjeshtës, fermerët do të jenë në gjendje të përdorin masën për karburant më të lirë për mekanizim.

Share