Për shkak të paraqitjes së zjarreve në pyje, sot ka hyrë në fuqi ndalesa e lëvizjes nëpër pyje dhe tokat pyjore

29.3.2019 10:00:00


Për shkak të paraqitjes së zjarreve në pyje në bazë të nenit 57 paragrafi (3) të Ligjit për Pyjet ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 64/09, 24/11, 53/11, 25/13, 79/13, 147/13, 43/14, 160/14, 33/15, 44/15, 147/15, 7/16 dhe 39/16), ndalim për lëvizja në pyje dhe tokën pyjore nga ora 00:00 deri në orën 24:00. Ndalimi vlenë nga data 29.03.2019 dhe do të zgjasin deri në revokim.

Ky ndalim nuk vlenë për të punësuarit në NP "Pyjet Kombëtare" dhe subjektet që menaxhojnë zonat e mbrojtura të të gjitha kategorive (Parqet Kombëtare, Parqet pyjore, pyjet me qëllime specijale, monumenteve natyrore etj.) Për mosrespektimin e këtij ndalimi të personave fizik që hasen duke lëvizur në pyje dhe tokë pyjore, në përputhje me nenin 106 Ligjit për pyjet do ti caktoj gjobë prej 1,500 deri në 2,000 euro në kundërvlerë të denarit.

Gjithashtu njoftohen të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut se është e ndaluar ndezja e kallamishteve, barërave dhe mbeturinave, në përputhje me nenin 23 të Ligjit për gjueti ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 26/09, 82/09, 136/11, 1/12, 69/13, 164/13, 187/13, 33/15, 147/15, 193/15 dhe 83/18) dhe mbetjeve të tjera bujqësore në tokën bujqësore, si masë parandaluese për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret.

Për mos rrespektimin e dispozitave  të Ligjit për gjueti, parashihet gjoba në vlerë prej 1,500 deri 3,000 euro në kundërvlerë në denarë për kundërvajtje të personit fizik në përputhje me nenin 79 të Ligjit për gjueti.

Ndalimi zbatohet nga punonjësit e NP Pyjeve Kombëtare, subjektet të cilat menaxhojnë me zonat e mbrojtura të të gjitha kategorive ( Parqeve nacionale, Parqet pyjore, pyjet me monumente të veçanta të natyrës e etj.) të cilët kryejnë aktivitete mbrojtëse, MPB, Policia Pyjore, Inspektorati Shtetëror për Pylltari dhe Gjueti, Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit dhe të tjerë, dhe inspektorate me përgjegjësi të ngjashme.

Ndalimi nuk zbatohet për lëvizjen në parkun e Vodnos, Gazi Bababës turne të organizuar të turistëve për rishikimin turistik të pyjeve me qëllimet komerciale. Parqet kombëtare dhe zonat e mbrojtura me qëllime të veçanta në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilat do të  lejohen me leje nga subjektet përkatëse që menaxhojnë /udhëheqin me pyjet në shoqërim me përfaqësuesit e të njëjtit.

Share