Qeveria e riafirmoi Këshillin agrar i cili ishte shpërfillur me vite

20.3.2019 10:00:00


Qeveria në mbledhjen e djeshme vendosi që t’a riafirmojë Këshillin punues për bujqësi dhe zhvillimit rural, gjegjësisht Këshillin agrar, i cili me vite ishte shpërfillur. Vendimi për riafirmimin e tij vazhdon pas konsultimit të gjitha me palët, me qëllimin përfundimtar të krijimit të politikave bujqësore cilësore në interes të bujqësisë. Puna e Këshillit të bujqësisë dhe zhvillimit rural të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, mundëson krijimin e një politikë të integruar për bujqësi dhe zhvillim rural, si dhe debat të gjerë mbi çështjet dhe problemet në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Roli i Këshillit bujqësor dhe zhvillimit rural është për të kryer një mekanizëm konsultativ për politikat, të bëjë plane dhe programe për zhvillimin e bujqësisë dhe zhvillimit rural, por  edhe të japë mendim në lidhje me rezultatet e arritura me zbatimin e masave dhe mjeteve për zhvillim.

Këshilli agrar duhet të mbajnë komunikim të vazhdueshëm në mes të MBPEU dhe partnerëve socialë dhe ekonomikë të përfshirë në zbatimin e masave dhe instrumenteve për zhvillimin e bujqësisë dhe zhvillimit rural, për të arritur konsensus për çështje të caktuara që kanë të bëjnë me fushën e bujqësisë dhe zhvillimin rural, veçanërisht në rregullimin e fushave të trgjeve bujqësore.

 Përgjegjësi e tyre është mbykqyrja dhe miratimi i programeve vjetore për punë të grupeve të nën-sektorit, dhe programet operative për mbështetje teknike në interes të disa produkteve bujqësore ose grup të produkteve, ajo duhet të ndjekë analizën e gjendjes dhe rekomandimet e institucioneve arsimore dhe shkencore, analiza e zbatimit politikat e zhvillimit në fushën bujqësore dhe zhvillimin rural, dhe çështje të tjera që lidhen me planifikimin dhe zbatimin e objektivave të zhvillimit bujqësor dhe zhvillimit rural. Përndryshe, Këshilli për bujqësi dhe zhvillim rural ose Këshilli agrar ishte formua nga Qeveria në vitin 2012. Riafirmimi i tij ndjek në marrjen e vendimeve për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për themelimin e Këshillit për shkak të ndryshimit të disa anëtarëve të këshillit dhe kryetarëve të grupeve të nën-sektorit.

Këshilli agrar do të udhëhiqet nga Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski, dhe ai është i përbërë nga një përfaqësues nga tri shoqatave më të mëdha kombëtare të prodhuesve bujqësor sipas numrit të anëtarëve, nga një përfaqësues prej dy shoqatave më të mëdha të përpunimit, nga një përfaqësues i Dhomave të Tregtisë , nga një përfaqësues nga institucionet e arsimit të lartë dhe shkencor në fushën e bujqësisë, një përfaqësues nga shoqata e konsumatorëve, një përfaqësues nga shoqata e njësive të vetëqeverisjes lokale dhe një përfaqësues nga shoqatat për mbrojtjen e mjedisit jetësorë, një përfaqësues nga shoqata e themeluar për përparimin e turizmit rural.

Share