MBPEU: Nuk do të lejojmë që blegtorët të pësojnë humbje, propozim-vendimi do të prezentohet pas zgjedhjeve presidenciale

27.3.2019 11:00:00


Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave pas zgjedhjeve presidenciale do të dalë me propozim-vendim për t’iu ndihmuar mbarështuesve të deleve, dhe nuk do të lejojë që blegtorët të pësojnë humbje nga prodhimet e veta. Kjo ishte një marrëveshje në takimin e djeshëm të mbajtur në MBPEU me shoqatat e mbarështuesve të deleve.

Pas përfundimit të blerjes së qengjit, do të analizohen të dhënat nga terreni. Përfaqësuesit e shoqatave dhe MBPEU ranë dakord që çdo shoqatë të dërgoj në MBPEU pyetësor të plotësuar për të gjitha shpenzimet që formojnë çmimin e prodhimit.

Ky çmim do të krahasohet me analizat e Ministrisë së Bujqësisë, me qëllim për të arritur deri te çmimi real i prodhimit, për të përgatitur një zgjidhje të përshtatshme për mbarështuesve deleve. Vendimi do të prezantohet pas raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale kur ndërpriten kufizimet ligjore, të cilat vlejnë gjatë kohës së zgjedhjeve.

Përveç me mbarështuesve deleve, këto ditë  MBPEU zhvilloi një takim me blerësit, përfaqësues nga thertoret dhe eksportuesit e qengjit, në të cilën blerësit theksuan se ata nuk presin probleme me plasmanin dhe se qengji do të blihet plotësisht.

Edhe përfaqësues e shoqatave të mbarështuesve të deleve pozitivisht e vlerësuan inicijativën e Ministrisë së Bujqësisë, e cila është duke u kryer nga Agjencioni për Ushqim dhe Veterinarisë, për regjistrimin e numrit të deleve, të dhive dhe marrjen e gjakut nga delet.

Ata u pajtuan se krijimi i mëtejshëm i politikave efektive për zhvillimin e blegtorisë dhe shpërndarjen e barabartë të subvencioneve, është e rëndësishme të dihet numri i saktë i deleve. Ndërkohë, MBPEU monitoron vazhdimisht situatën dhe blerjen e qengjit, dhe apelon te të gjithë kultivuesit e deleve të mos bien nën ndikimin partiak dhe manipulimit.

Share