Përfundoi blerja e duhanit nga korrjet e vitit 2018, me çmim mesatar të blerjes prej 214.24 denarë për kilogram

18.3.2019 12:00:00


Përfundoi blerja e duhanit nga korrjet e vitit  2018. Sipas Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë, janë blerë mbi 25.2 milionë kilogram duhan me një çmim mesatar të blerjes prej 214.24 denarë për kilogram. Nga ana e kompanive blerëse të duhanprodhuesve janë paguar më shumë se 5.3 miliard denarë ose 98,24 për qind e duhanit të blerë. DIZ tregoi se blerja e duhanit ishte përfunduar në suaza të afatit ligjor, dmth deri më 15 mars të vitit 2019, dhe vazhdoi pa probleme.

Në Zyrat rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujëraven në të gjithë vendin është në vazhdim nxjerrja e listave ekzistues, si licencat për këtë vit të duhanprodhuesve. Nga Agjencioni për pagesë tashmë bënë të ditur se sapo të përfundojnë të gjitha procedurat administrative rreth kontrolleve,  do të bëhen pagesat e subvencioneve për prodhuesit e duhanit.

Në korrjet e vitit 2018 janë mbjellur 14.802 hektarë me duhan, dhe janë nënshkruar 34 104 kontrat me 9 ndërmarrje për blerje. Njësitë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, raportuan 23.430 fletë të lëshuara të provave. Sasia totale e kontraktuar për blerje arrin në mbi 29,000 tonë duhan. Krahasuar me korrjet e vitit 2017, për prodhimit e duhanit në vitin 2018 janë lëshuar 57 lista evidentuese më tepër nga viti 2017, dhe ka nënshkruar më shumë se 4700 kontrata.

Ka një rritje në sipërfaqet e mbjellura me duhan, edhe ate me  387 hektarë.

Për interesimin e rritur ka ndikuar çmimi i lartë i blerjes së duhanit nga korrjet e vitit 2017, e cila ishte 217,60 për kilogram, si dhe modelin e ri të rritjes së subvencioneve, sipas të cilës subvencioni për klasën e parë është 80 denarë për kilogram, 70 denarë për klasën e dytë dhe 60 denarë për klasën e tretë dhe klasat shtesë.

Prodhimi i ri i korrjeve do të fillojë sipas Ligjit ekzistues mbi duhanin dhe prodhuesit e duhanit. Këtë vit do të lëshohen lista evidentuese, gjegjësishtë të ashtuquajtur "kartela të bardha". Ligji i ri për duhanin, dhe produktet e duhanit është në procedurë parlamentare, dhe zgjidhja e re ligjore parasheh heqjen e listave evidentues ose të ashtuquajturave "karta të bardha", një proces që do të fillojë të zbatohet nga viti 2020.

Share