Nesër prodhuesit e mollëve do të takohen me përfaqësuesit e MBPEU

20.2.2019 10:00:00


Ne takim është paraparë të diskutohet për situaten aktuale me blerjen e masave të mollës komerciale dhe industrial, masat të cilat i ndërmorri qeveria për këtë sektor, si dhe propozimet nga pemëtarët.

Por, sipas të dhënave të fundit me ndihmën e subvencioneve intervenuese nga 3 denarë për kilogram mollës industrial të dorëzuar, e cila është sjellur me programin për vitin 2018, deri tani janë blerë 50.000 ton mollë industriale.

MBPEU në programin e ri për pagesat direkte në konsultim me pemtarët ka bërë ndryshime për zhvillimin e kësaj dege, me qëllim që nga njëra anë t’iu mundësoj prodhuesëve të mollës prodhimit fitimprurës, dhe nga ana tjetër për t’iu siguruar cilësinë dhe prodhimin konkuruese. Një ndryshim i madh është në fushën e frutave, duke përfshirë mollën, për herë të parë është përshtatur me udhëzimet e financimit të Bashkimit Evropian, dhe nga Banka Botërore. Kjo do të thotë transformim i masës për mbështetje shtesë, e cila ka ekzistuar në programet e mëparshme në subvencionet për hektar.

Transformimi i subvencioneve për kilogram mollë të dorëzuar, është bërë në bazë të analizave të detajuara dhe llogaritjet, e njëjta është përfshirë në subvencionet për ruajtjen e pemishteve të mbjellura me mollë. Por këtë vit, mbështetja financiare për mirëmbajtjen e plantacioneve të mollëve është rritur nga 33.000 denarë në 41.000 denarë për hektar, ndërsa 20 për qind mbështetjes financiare do të marrin pemtarët me potencial të rritjes, në veçanti për ato kultivuesve të frutave që kanë nga 1 deri në 5 hektar, mbështetja do t’iu rritet nga 39.600 në 50,000 denarë për hektar. Përveç kësaj të gjithë kultivuesit e frutave nga rajoni i Prespës do të marrin subvencione 15 për qind më të larta për zonat me mundësi të kufizuara, ose subvencionet do të rriten nga 50,000 në 57,500 denar për hektar.

Përmes Programit të ri për Zhvillim Rural, ose nëpërmjet masës para-financimit të projekteve për kapacitet të prodhimit, do t’iu krijohet mundësi  për plasman të sigurt të prodhimeve bujqësore duke përfshirë mollët dhe një zgjidhje për prodhimet e tepërta.

Me qëllim që t’iu ndihmohet vreshtarëve nga ky rajon, të cilët vitet e kaluara ishin të dëmtuar nga kushtet atmosferike, fermerët e Prespës të parët i kanë marrë paratë për kompensim nga dëmtimet atmosferike. Qeveria në fund të prillit të vitit të kaluar pagoi 85 milionë denar për kompensim të 2.355 fermerëve në Resnjë.

Share