Me programin e ri për zhvillim rural deri në bujqësinë moderne, shitje të sigurtë dhe jetë më të mirë në zonat rurale

31.1.2019 10:00:00


Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski, prezantoi sot Programin e Zhvillimit Rural për vitin 2019, i cili ka buxhet të përgjithshëm prej 2.2 miliardë denarë. Masat e reja, që nënkuptojnë investime në bujqësi dhe zhvillim rural, krijojnë kushte për t'u bërë një prodhim modern dhe konkurrues, tha ministri Nikollovski.

Në vitin 2019, mbështetja financiare për fermerët e rinj vazhdon, por me kritere të ndryshuara. MBPEU i ka rritur subvencionet e deritanishme nga 10,000 Euro në 20,000 Euro për shfrytëzuesit. Përveç kësaj, janë paraqitur ndryshime ligjore që eliminojnë kufirin 18 mujor për regjistrimin në Regjistrin Ekonomit bujqësore, me të cilat hapen masat për më shumë të rinj. Përmes programit të ri MBPEU e ka rritur mbështetjen për blerjen e bagëtisë, nga 14 në 91 milionë, ndërsa mbështetje për blerjen e traktorëve është rritur nga 30 në 60.2 milionë denarë.

"Ndër prioritetet e vitit të ardhshëm janë investimet në industrinë e përpunimit të cilat sigurojnë shitje të sigurt për produktet bujqësore maqedonase, zgjidhjen e problemeve me tepricën, krijimin e produkteve konkurruese, si dhe hapjen e mundësive për vende të reja pune. Në këtë drejtim, MBPEU e ka rritur shumën për masën Investime për tregtimin e produkteve bujqësore nga 300 mijë euro në afro 4 milionë euro. Kjo masë do të mundësojë parafinancimin e projekteve investuese në shumën prej 100% të shumës së projekt propozimeve. Përmes masës ne mbështesim investimet në objektet e përpunimit, frigoriferëve dhe qendrat e blerjes për produktet bujqësore me prioritet që hasin probleme në shitjen ", tha ministri Nikollovski.

Në Programin e ri të Zhvillimit Rural për 900 për qind është rriturt sasia për masat e shërbimeve këshilluese, të cilat përmes këshillave të ekspertëve dhe informacioneve në kohë do të inkurajojnë shfrytëzimin më të madh të masave të programeve kombëtare dhe nga fondet IPARD. Këto janë mjete të rëndësishme për modernizimin e sektorit dhe arritjen e konkurrencës më të madhe të prodhimeve tona bujqësore.

"Me një total prej 60 milionë denarësh, promovimi i produkteve bujqësore maqedonase inkurajohet brenda dhe jashtë vendit. Me këto fonde, do të përkrahen edhe 25 huaj do të mbështeten përmes pjesëmarrjes në manifestimin e saemit. Përveç kësaj përmes mbështetjes së masës për marketing dhe promovimin e produkteve bujqësore. Ministria ofron mbështetje e shenjes mbrojtëse të produkteve tradicionale, hapjen e dyqaneve organike, paketimin e produkteve të përpunuara bujqësore, punimin e platformës së marketingut dhe të tjera. Mbështetje financiare prej 13 milion denarë do të marrin aksionet e  grupeve locale, përmes të cilit do të nxisë partneritete mes komunave dhe OJQ-të për të përmirësuar jetën në zonat rurale ", tha ministri Nikollovski.

Gjithsej 130 milionë denarë këtë vit ndahen për masën Rindërtimi dhe zhvillimi i fshatrave. Me këtë masë drejtpërdrejt mbështeten komunat në përgatitjen e planeve urbanistike për vendbanimet në zonat rurale, e cila është një parakusht për shfrytëzimin e mjeteve nga programi IPARD

Share