Janë siguruar mbi 6.2 milion euro për pagesën e subvencioneve për prodhime organike, për qumësht dhe masa të tjera

18.12.2018 11:00:00


Qeveria në  seancen e sotme siguroi 385 milion denar ose më shumë se 6.2 milion për pagesën e subvencioneve për disa masa të Programit për përkrahje financiare të bujqësisë për vitin 2017.

Në mënyrë të veçantë, me këtë  shumë do të paguhen masat për subvencioneve të prodhimit organik, ndihmë shtesë për prodhim në kushte të vështira, subvencione për litër qumësht të dorëzuar, subvencione për masën me mbulimin e 60 për qind për polisat e sigurimit, si dhe për masa të tjera nga Programi i vitit 2017.

Pas publikimit të vendimit të qeverisë në Gazetën Zyrtare, gjegjësisht deri në fund të kësaj jave do të fillojë pagesa e këtyre subvencioneve.

Deri më tani Agjencia për përkrahje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural ka paguar rreth 200 milionë euro, një shumë e cila bie për subvencionet që i përkasin borxheve të mbetura nga vitet 2013.2014, 2015, 2016, si dhe për masat e programeve aktuale për vitin 2017.

Share