Edhe tri javë skadon thirrja publike për interes për blerjen e tokës bujqësore në pronësi shtetërore nën serra

5.1.2019 11:00:00


Në vetem tre javë gjegjësisht më 25 janar, skadon afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit për shpalljen publike, për dorëzimin e ofertave për interes, për blerjen e tokës bujqësore në pronësi të shtetit nën serrë, dhe objekteve ndihmëse në funksion të serrës. Kjo është thirrja e dytë publike për interes në blerjen e tokës bujqësore në pronësi të shtetit nën serra, që është  shpallur nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Të drejtë  për të marrë pjesë në thirrjen publike kanë persona fizikë dhe persona juridikë të regjistruar në kadastrin e patundshmërive si pronarë të serrave, dhe objektet ndihmëse që janë në funksion të serrës, dmth. Objektet në oborrin komercial.

Me këtë thirrje publike, pronarët e serrave do të kenë mundësinë të blejnë tokën në të cilën gjendet serra, e cila aktualisht është në pronësi të shtetit. Me marrjen e listës së pronësisë , pronarët e serave do të kenë mundësi të investojnë në objektet për marrjen e kredive për rinovimin dhe modernizimin e objekteve, por gjithashtu do të kenë të drejtë të aplikojnë për masat nga programi Europian IPARD. Mundësia që i’u ipet atyre për investime të reja do të ndikojë përfundimisht në vëllimin dhe cilësinë e prodhimit.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave i njofton të gjitha palët e interesuara që të dorëzojnë dokumentacionin e kompletuar dhe të respektojnë afatin e dorëzimit, me qëllim që sa më shpejt të bëhen kontratat.

Share