Verërat promovuese maqedonase në Singapor, po hapin tregje të reja të eksportit

26.10.2018 13:15:00


Me tingujt e flautit maqedonas me slloganin "Thesar i Botës së Vjetër", sot dhe në dy ditët e ardhshme, me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, në Singapor bëhet promovovimi i verërave të Maqedonisë. Në manifestimin e dizajnuar posaçërisht për promovimin e verërave maqedonase, vizitorët do të mund t’i shijojnë verërat kualitative nga vertarit  e Republikës së Maqedonisë..

Në promocion ishin të  pranishem edhe përfaqësuesit e shpërndarësve më të mëdhenj të verës nga Azia, e cila paraqet  një mundësi më  të  mirë për të promovuar dhe rritur eksportin e verës maqedonase.

Përfaqësuesit e MBPU, zhvilluan një takim pune me ekipin ekonomik të Singaporit në prill të këtij viti, me të cilin u diskutua për aktivitete konkrete për rritjen e bashkëpunimit tregtar mes Republikës së Maqedonisë dhe Singaporit.

Një nga temat ishte depërtimin e verës maqedonase në tregun e Singaporit, dhe hapi i parë i aktiviteteve të përcaktuara ishte organizimi i një ngjarjeje të tillë. Singapori është një nga vendet më të zhvilluara në botë me një vlerë importi prej 250 milionë euro në vit.

Qeveria dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në  programin pë r zhvillim rural, masën për të  mbështetur manifestimin e panairit, këtë vit ka ndarë  550,000 euro, dhe vitin e ardhshëm kjo shumë është planifikuar të rritet. MBPU do të vazhdojë të ndjekë aktivitete specifike për gjetjen e tregjeve të reja për produktet bujqësore maqedonase dhe të  verës.

Share