U nënshkruan 8 marrëveshje për token e Agrokombinatit Xhumajlija për një sipërfaqe prej rreth 714 hektarësh

4.11.2018 13:15:00


Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisw sw Ujërave i ka nënshkruar kontrata për shpalljet e tokës bujqësore shtetërore,deri në dhe mbi 3 hektarë në rajonet Sveti Nikollë. Për tokën e Agrokombinatit nga Xhumajlia kanë nënshkruar 8 kontrata për më shumë se 3 hektarë, me një sipërfaqe totale rreth 714 hektarë, shtatë prej tyre për kulturat një vjecare, dhe një për serra. Me qëllim që më shumë subjekte të vijnë deri te toka bujqësore shtetërore në vend të 4 njësive gjeografike si deri tani, MBPEU e ndau tokën në blloqe. Këtë vit gjithashtu shmanget procedura lidhur me kushtet shtesë në lidhje me investimin e parashikuara dhe afatin e realizimit, me cka njëhesohen kushtet për pjesëmarrje.

 Në shpalljen e lajmëruar në Sveti Nikollë për sipërfaqent deri në 3 hektarë, e cila ishte dedikuar për popullatën lokale dhe fermerë të vegjël, janë nënshkruar 120 marrëveshje për sipërfaqe të tokës me qira rreth 282 hekatri, për kulturat e përgjithshme vjetore. Për sipërfaqet deri në 3 hektarë për të cilat MBPEU nuk bëri kontrata, ato do të shpallen përsëri.

"Më parë toka u shpall si katër njësi gjeografike, të cilat deri më tani vetëm me dy njësi gjeografike janë lidhur marrëveshje. Për herë të parë kjo tokë është e ndarë në blloqe, dhe qëllimi është që shumë subjekte të arrijnë në tokën bujqësore dhe të lidhin marrëveshje. Ndryshe nga shpalljet e mëparshme, kur ka pasur kërkesa shtesë në lidhje me investimin e planifikuar dhe afatin e zbatimit të investimeve, tani në këtë shpallje nuk kanë ofruar shërbime shtesë, me cka letësohen kushtet për pjesëmarrje ", theksoi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave, Lupco Nikollovski.

Ky vend pjellor qëndron i papërpunuar për 7 vjet, domethënë, pas përfundimit të marrëveshjes me Xhumajlinë në vitin 2011. Në vitin 2013 një pjesë të tokës për bujqësi të agrokombinatit i është dhënë me koncesion kompanisë të biznesmenit indian Subrata Roy, "Sahara Group", e cila paraqiti një investim që arrin lartësinë deri në 200 milionë euro, ai nuk e realizoi. MBPEU po punon për një ndarje transparente dhe pa dallim të tokës bujqësore shtetërore, dhe së bashku me njësitë rajonale është në komunikim të vazhdueshëm me palët e interesuara. Ku Nikollovski ka shtuar se të gjitha masat Ministria e Bujqësisë në fushën e politikës së tokës kanë për qëllim, çdo hektar të tokës bujqësore do të jetë në duart e fermerëve të vërtetë. Vetëm këtë vit u lajmëruan 8 shpallje, në të cilat u ofruan rreth 8,000 hektarë.

Në procedurë është përgatitja e shpalljes për investime për siperfaqet bujqësore në të gjithë Maqedoninë, në tw cilat fusha priten investime kapitale, si ndërtimi i serrave, ndërtesave të fermave për blegtori, përpunimin e produkteve bujqësore primare magazinimit, ruajtjes dhe paketimin e produkteve primare bujqësore, prodhimin e verës dhe objektet e prerjes se kafshëve. Nikollovski theksoi se në procedura është duke u hartuar një konkurs për investime në tokën bujqësore, në të gjithë Maqedoninë, në të cilat sipërfaqe priten investime kapitale përmes ndërtimit të serave, ndërtesave të fermave për blegtori, përpunimin e produkteve bujqësore primare magazinimit, ruajtjes dhe paketimit të primare bujqësore produktet, prodhimin e verës dhe objektet e therjes.

Share