Takimi i dymbëdhjetë vjetorit të Ministrave të Bujqësisë 2018, 14-16 nëntor 2018, Strugë, Maqedoni

13.11.2018 10:38:00


Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Republikës së Maqedonisë dhe Grupi i Përhershëm Punues për Zhvillim Rural Rajonal (GSP) në Evropën Juglindore, këtë vit organizuan takimin e dymbëdhjetë vjetorit të ministrave të bujqësisë nga Evropa Juglindore, që do të mbahet më 15 Nëntor, të enjten në Strugë, Republika e Maqedonisë.

Në konferencë do të marrin pjesë ministrat e linjës nga Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Bullgaria, Sllovenia, Shqipëria, sekretarëve të shtetit nga Serbia, Kroacia, Hungaria, përfaqësues nga ministritë e Gjermanisë, Republikën Çeke, si dhe përfaqësues nga Komisioni Evropian,  organizata për Ushqim dhe bujqësi, dhe GIZ.

Në kuadër të takimit Ministrat për Bujqësisë nga Evropa Juglindore (EJL) dhe kryetarët e delegacioneve do të diskutojnë për të ardhmen në zhvillimin bujqësor dhe rural në rajonin e EJL-së, procesin e bashkëpunimit rajonal dhe rëndësinë e procesit të integrimit evropian për Ballkanin Perëndimor.

Pjesëmarrësit në konferencë do të miratojnë një vendosmëri të objektivave për bujqësinë dhe zhvillimin rural, për të arritur në pajtim me Bashkimin Evropian (BE), në formën e një deklarate që do të nënshkruhet në konferencë. Deklarata e Strugës në vitin 2018 për "Bashkëpunim Rajonal për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe prosperitet ekonomik në Evropën Juglindore" (SEE), paraqet një qasje të re në konceptimin e paraqitjes në një drejtim, drejtë bujqësisë dhe zhvillimit rural, dhe orientimi i vizionit  për bashkëpunim rajonal në lidhje me rritjen ekonomike të përbashkët dhe prosperitet në rajon.

Deklarata konfirmon ecurinë pozitive të GSP-së RRD kombëtar në nivel rajonal, me angazhim për të prezantuar në rendin e ditës dhe përpjekjet e BE-së për të harmonizuar rregullat tona drejt modelit të Politikës së Përbashkët Bujqësore (CAP) dhe dispozitat lidhur me të, si dhe angazhimin për kuadrin e reformës dhe pranimin e strukturave kombëtare për zbatimin e duhur dhe menaxhimin e Instrumentit të asistencës së Para-Anëtarësimit (IPA), veçanërisht për zhvillimi rural (IPARD).

Ky takim vjetor i ministrave sërish konfirmoi se bujqësia dhe zhvillimi rural, mbeten me përparësi të lartë në agjendën për integrim në BE të vendeve të EJL-së, dhe se kjo është një nismë e rëndësishme e politikës për zhvillim të qëndrueshëm dhe prosperitet ekonomik të vendeve nga Evropa Juglindore.

Share