Një muaj pas futjes së masës së re të ndërhyrjes, është blerë një e treta e mollës industriale

6.11.2018 10:36:00


Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, në periudhën e kaluar ka ndërmarr një sërë masash për zhvillimin e rritjes së frutave, veqanërisht prodhimin e mollëve. Në mënyrë që prodhuesit e mollëve të kenë prodhime me kosto efektive. Qeveria solli subvencione të reja për prodhuesit e mollëve. Konkretisht, prodhuesit e mollëve që do t'a dorëzojnë prodhimtarinë e tyre te blerësit e regjistruar, të cilët  bëjnë eksportin, do të marrin një subvencion prej 3 denarë për kilogram mollash të dorëzuara.

Qeveria mori këtë vendim me qëllim për t’iu dalë në ndihmë prodhuesve të mollës në veçanti në rajonin e Prespës, të cilët pësuan dëme të mëdha të prodhimit për shkak të motit, duke shkaktuar dëme të drejt përdrejta në frytin, i cili ndikon drejtpërdrejt në vlerën ekonomike të mollës.

Një muaj pas futjes së subvencionit të ri të ndërhyrjes për prodhuesit e mollëve, është blerë një e treta e mollës industriale. Përveç kësaj, në Programin vjetor për Mbështetjen Financiare të Bujqësisë, subvencionet për mbajtjen e pemëve frutore për fermerët me potencial zhvillimi u rritën me 20%. Një subvencion i ri më i lartë prej 9,900 denarë u prezantua për rindërtimin e plantacioneve të frutave, veçanërisht për mollët për ndryshimin e shumëllojshmërisë. Për të ndryshuar prodhimin e drithërave në kulturat frutore, fermerët do të marrin një subvencion më të lartë prej 30 përqind për hektar.

 Këtë vit subvencionimi i frutave të dorëzuara në kapacitetet përpunuese për fruta është rritur nga 2 në 3 denarë për kilogram. Masa e fundit ndërhyrëse, e pesta, që Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave e sjell për pemtari.

Paralelisht, MBPEU, së bashku me Agjencinë për Mbështetjen Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, punon për krijimin e kushteve për shfrytëzim efikas të masave të Programit IPARD 2, të cilat përfshijnë investimet në kapacitetet përpunuese.

Pikërisht investimi në kapacitetet përpunuese, është i rëndësishwm për blerjen e sigurtë dhe pa penges të mollëve, dhe përfundimin e prodhimit me produktet finale me vlerë më të lartë të shtuar. Vetëm një thirrje për IPARD 2, që përfshin edhe masat e kapaciteteve përpunuese, ka lidhur 937 kontrata me vlerë 16.4 milionë euro.

Share