Aplikacioni për mbështetje financiare për rrushin e prodhuar dhe të dorëzuar ka filluar

6.11.2018 10:12:00


Agjencia për Përkrahje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, informon prodhuesit e rrushit, që prej sot ka filluar dorëzimi i aplikacioneve për mbështetje financiare, për rrushin e prodhuar dhe rrushin e ndorëzuar të llojeve Vranac dhe Smeredevka në kapacitet e regjistruar për prodhimin e verës në vend.

Mbështetja financiare prej një denari, do të marrin të gjithë fermerët të cilët kanë prodhuar llojin e rrushit Vranac dhe smedervka, që e kanë dorëzuar në kapacitetin e regjistruar të verës në vend.

Fermerët që i plotësojnë kushtet, aplikacionet mund t’i dorëzojnë në mënyrën elektronike në njësitë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, jo më vonë se 25 dhjetori të këtij viti. Së bashku me kërkesën, fermerët duhet të dorëzojnë gjithashtu një vërtetim për rrushin e dorëzuar, të lëshuar nga ana e kapacitetit regjistrues për prodhimin e verës.

Share