Nikollovski: Me subvencionimin e ri prej 3 denarë për prodhuesit e mollës deri në blerjen e të gjithë sasisë së mollëve industriale

15.10.2018 15:54:00


Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski, së bashku me Agjencionin për Përkrahje Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Nikollçe Babovski, sot u takua me prodhuesit e mollëve nga rajoni i Prespës.

Ministri Nikollovski informoi vreshtarët për intervenimin e subvencioneve te reja të cilat qeveria i solli në seancën e fundit për prodhuesit e mollës.Prodhimi i tyre do të dorëzohet te blerësit e regjistruar të mollës, të cilat e bëjnë blerje për eksport. Shuma e këtij subvencionimi të ri është 3 denarë për kilogram mollë industriale të dorëzuar tek blerësit e regjistruar. Kushtet për marrjen e këtij subvencionimi të ri janë që rendimenti të jepet jo më vonë se 25 dhjetori, me një çmim jo më të lartë se 5 denarë për kilogram.

 Gjatë kësaj ai  theksoi se kjo degë e re është marrë pas shumë takimeve me fermerët dhe blerësit e mollës, në mënyrë që t’iu ndihmoj prodhuesve të mollës në veçanti në rajonin e Prespës, të cilët pësuan dëme të mëdha të prodhimit për shkak të motit. Me subvencionimin e ri, jo vetëm që do t’iu mundësoj fermerëve të kenë prodhim me kosto efektive, por gjithashtu do të krijojnë kushte edhe për blerjen e gjithë sasisë së prodhuar të mollëve.

"Kjo është vetëm një nga paketat e masave të planifikuara për kultivuesit e frutave dhe prodhuesit e këtij rajoni. Ne qëndrojmë fort në politikat tona për kthimin e parave tek qytetarët dhe marrjen e masave sa herë që fermerët kanë nevojë për të ", tha ministri Nikollovski.

Nikollovski theksoi se MBPEU vazhdimisht stimulon zhvillimin e pemishteve dhe përmes masave në Programin për Mbështetjen Financiare të Bujqësisë për vitin 2018. Programi vjetor ka rritur subvencionimin e frutave të dorëzuara në kapacitetet përpunuese për fruta nga 2 deri në 3 denarë për kilogram, përfshirë edhe për mollët në kapacitetet përpunuese.

Gjithashtu në programin e këtij viti, subvencionet për mbajtjen e plantacioneve të frutave për fermerët me potencial zhvillimi janë rritur me 20%. Përveç kësaj këtë vit për rikonstruimin e pemishteve, sidomos ndryshimin e asortimenteve të mollës,janë future  subvencione të reja në shumë prej 9.900 denarë.

Për të ndryshuar prodhimin e drithërave në kulturat frutore, fermerët do të marrin një subvencion më të lartë prej 30 përqind për hektar. Drejtori i Agjencionit të Pagesave Babovski, ka porositur vreshtarët për të përgatitur dokumentacionin për thirrje të re për programin IPARD 2, që do t’iu ndihmojë në investimet në fushën e rindërtimit të pemishteve, duke ndryshuar asortimenteve dhe furnizimit të rrjetave të sigurisë. Subvencionimi i fundit ndërhyrës është masa e pestë që Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave e sjell në vreshtari. Për rajonin e Prespës deri më tani janë paguar 336 milionë denarë për të gjitha masat. Në këtë mënyrë zhvillimi  vreshtarisë është në rritje, duke përfshirë edhe prodhimin e mollëve.

Share