Nikollovski: Masat janë duke u përgatitur për të mbështetur prodhuesit e orizit

29.9.2018 15:54:00


Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski, së bashku me Ambasadorin e Delegacionit të BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar sot mori pjesë në manifestimin tradicional në Koçan, "Ditët e orizit të Koçanit."

Ministri Nikollovski theksoi se vizitën e sotme në Koçan do ta shfrytëzojë  edhe për takimet me prodhuesit e orizit, për të dëgjuar pikëpamjet dhe sugjerimet e tyre lidhur me blerjen dhe çmimin e blerjes së orizit. Përveç kësaj, Nikollovski tha se seanca e ardhshme e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, si për mollë poashtu edhe për oriz do të miratohet një paketë masash për të mbështetur prodhuesit e orizit, në mënyrë që të ketë prodhim fitimprurës, dhe një çmim të qëndrueshëm të  blerjes.

"Me korrjen zyrtare të sotme, ne zyrtarisht fillojmë korrjen vjetore të orizit. Vitet e kaluara në oriz ne kemi stagnuar në drejtim të investimeve nga shteti, si dhe futjen e varieteteve të reja. Ne, qysh në vitin e parë të mandatit tonë, kemi mbështetur prodhimin bujqësor vendas me një rritje lineare të subvencioneve me 10%, edhe në oriz, rritja ishte deri në 300% . Edhe këtë vit po e monitorojmë situatën me lëvizjen e çmimeve në treg si në tregun e brendshëm po ashtu edhe në atë botëror, kemi mbajtur disa takime me prodhuesit dhe blerësit e orizit. Prej këtu, unë iu njoftojë  nga Koçani se ne do të marrim masa për të mbështetur këtë kulturë në seancën e ardhshme të qeverisë, në mënyrë që ta bëjmë këtë prodhim më fitimprurës ", tha ministri Nikollovski.

Gjithashtu Nikollovski theksoi se orizi i Koçanit është i cilë sisë  së  lartë  dhe markën e njohur nga Maqedonia përtej rajonit për cilësinë  dhe  karakteristikat e saja. Tregu po përballet me konkurrencë në rritje nga vende të tjera si Turqia dhe Italia.

Prandaj, Nikollovski tha se me Programin e Zhvillimit Rural për vitin 2019, do të ketë mbështetje financiare për rikonstruim dhe investime në pajisje në Institutin e orizit në Koçan, i cili është bazë për zhvillimin dhe modernizimin e prodhimit të orizit me futjen e varieteteve të reja të orizit që kërkohen në tregjet e huaja. Këtë vit, rreth 2,600-3,500 hektarë janë mbjellë në oriz, dhe priten rreth 15,000 ton oriz arpa.

Share