Në periudhën e ardhshme do të përzgjidhen 12 vende të reja për konsolidimin e tokës bujqësore

18.10.2018 15:54:00


Sot Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave ka mbajtur një punëtori informative, i cili njoftoi nisjen e studimeve të fizibilitetit të zonave të përzgjedhura për konsolidimin e tokës bujqësore. Në veçanti, u prezantuan detajet e zbatimit dhe aktivitetet e ardhshme në kuadër të projektit MAINLAND, i cili si MBPEU i zbaton me FAO-në  që nga prilli i vitit të kaluar. Në kuadër të këtij projekti, Bashkimi Evropian, FAO dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave punojnë së bashku për të nisur ciklin e parë të projekteve komplekse të integruara për konsolidimin e tokës bujqësore në zonat më të mëdha në vend. Kjo përfshin investime më serioze të infrastrukturës si pjesë e programit të konsolidimit kombëtar.

"Qëllimi përfundimtar i këtij projekti është që të rrisë konkurrueshmërinë e prodhimit bujqësor, përmirësimin e kushteve të jetesës në zonat rurale, për të zgjidhur problemin e braktisjes së tokës së punueshme, dhe natyrisht për të siguruar përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore." - tha ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Ljupço Nikollovski. Në këtë mënyrë Ministri Nikollovski tha se projekti për konsolidimin e tokës bujqësore nuk do të përfundojë me lokacionet e tashme të  12 vendeve të  përzgjedhur, por gjatë periudhës së ardhshme do të fillojë përzgjedhja e 12 vendeve të reja në vend, për konsolidimin e tokës bujqësore. Me qëllim të zbatimit të mirë të projektit, MBPEU ka përmirësuar legjislacionin, i cili do të kontribuojë në realizimin efikas të të gjithë procesit.

Në seminarin e sotëm, ekipi i projektit të MANLAND paraqiti planin për kryerjen e studimeve të fizibilitetit në muajt e ardhshëm. Në veçanti, në pesë zona të përzgjedhura për konsolidimin e tokës, zbatimi i Studimeve të Fizibilitetit fillon si fazë e parë e procedurave të konsolidimit të tokës bujqësore. Këto janë fshatrat e Carev Dvor, Spancevo, Sokollarci, Logovardi dhe Opticari. Në periudhën deri në mars të vitit 2019, kompanitë e zgjedhura për gjeodezi nga vendi, do të punojnë direkt me fermerët dhe komunitetet lokale për të vlerësuar situatën aktuale në terren, të përcaktojë gatishmërinë e fermerëve dhe pronarëve për t'u angazhuar në procesin e konsolidimit, duke identifikuar nevojat individuale, si dhe verifikimin se të gjitha parakushtet për zbatimin e suksesshëm të konsolidimit të tokës janë plotësuar në secilën nga zonat e përzgjedhura. Kompanitë e zgjedhura gjeodezike javën e kaluar morën trajnimin e parë brenda projektit për aspektet teknike për zbatimin e studimeve të ardhshme të fizibilitetit. Nesër, së bashku me projektin MAINLAND dhe MBPU do t’i fillojnë takimet e para me fermerët në fshatrat Carev Dvor Spancevo Sokollarcë, Logovardi dhe Opticari. Si rezultat përfundimtar, studimet do të tregojnë nëse konsolidimi i tokës është i mundshëm në secilën prej fushave. Ata do të japin rekomandime për qasjen më të mirë për konsolidimin e tokës në secilën prej zonave, dhe gjithashtu do të identifikojë dhe prioritizojë investimet e nevojshme në infrastrukturën bujqësore sipas nevojave në çdo komunitet.

Projekti MAINLAND (Parathënie e Programit Kombëtar të Konsolidimit të Tokës) financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara (FAO). Kjo është një mbështetje e madhe për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave gjatë zbatimit të Strategjisë Kombëtare të Konsolidimit të Tokës për 2012-2020. Buxheti i projektit arrin në 2.56 milion Euro, 2.5 milion Euro nga Instrumenti i Ndihmës së Para-Anëtarësimit të BE-së dhe 61.2 mijë Euro kontribut në FAO. Projekti zbatohet për një periudhë prej 3.5 vjetësh, duke filluar nga marsi i vitit 2017 deri në gusht të  vitit 2020.

Share