Nikolovski: Me ndërtimin e kopshteve në shkolla deri te edukimi i të rinjve për vlerën e prodhimit të ushqimit

16.10.2018 15:54:00


Me rastin e Ditës Botërore të Ushqimit, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski sot ishte i pranishëm për të shënuar Ditën Botërore në shkollën fillore "Avram Pisevski." Ngjarja nën moton "Veprimet tona janë e ardhmja jonë, një botë pa uri është e mundur deri në vitin 2020", u organizua nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara (FAO) dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, së bashku me shkollën fillore "Avram Pisevski" dhe organizatat e shoqërisë civile "Slow Food Vodno "dhe “ Ajde Makedonija ".

Çdo vit, më 16 tetor, festohet si Dita Botërore e Ushqimit, dhe këtë vit mesazhi është "Veprimet tona janë ardhmërija jonë," gjegjësishtë për të forcuar përkushtimin, dhe më e rëndësishmja është mbështetja politike për botën e qëndrueshme, të lirë nga uria dhe të gjitha format e kequshqyerjes . Tema për këtë vit është dedikuar për qëllimin e zhvillimit të qëndrueshëm 2 - një botë pa uri (Zero Urisë), e cila jo vetëm të përqëndrohet në çrrënjosjen e urisë në botë, por edhe për të arritur pwrmirwsimin e tw ushqyerit, dhe qëndrueshmërinw bujqësore.

Ministri Nikollovski theksoi se sot kërkojmw angazhimin e secilit për mbështetje individuale dhe politike, për të arritur aspiratat e krijimit të një botë të qëndrueshme, të lirë nga uria, dhe të gjitha format e kequshqyerjes.

"Dita Botërore e Ushqimit festohet çdo vit në botë më 16 tetor, për nder të datës së themelimit të FAO-s në vitin 1945. Këtë vit 2018, Dita Botërore e Ushqimit shënon 73 vjetorin e themelimit të FAO. Ngjarjet e organizuara nga FAO, qeveritë, autoritetet lokale dhe partnerët e tjerë në më shumë se 130 vende të botës janw duke bërë thirrje për rritjen e veprimit për të arritur një botë pa uri deri në vitin 2030.

Me ngjarjen e sotme në Shkup, FAO dhe partnerët na ftuan në aksion - për t'u kthyer në rrugën e vërtetë. Sot të rinjtë janë njerëz të rritur e të sw nesërmes, dhe ata do të trashëgojnë Tokën. Për këtë arsye fokusi është në gjeneratat e reja. Së bashku me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Shkolla Fillore "Avram Pisevski", v. Bardovcë Shkup, " Slow Food Vodno" dhe "Ajde Makedonija", FAO ka nisur një thirrje globale për përpjekje të përbashkëta drejt një edukimi praktik për ushqim  tw shëndetshëm duke futur edukimin praktik për ushqim dhe të ushqyerit në programin mësimor, duke miratuar metodat e zvogëlimit tw humbjeve nga  mbeturinat e ushqimit, dhe lehtësimin e qasjes në ushqimin e prodhuar në vend,  ushqim të freskët nga fermerët familjarë.

Share