Pemëtaret do të marrin një subvencion prej 3 denarë për mollë industrial të dorëzuar tek blerësit e regjistruar

9.10.2018 15:49:00


Në sesionin e sotëm, qeveria solli vendim që të futë një subvencion të ri të përkohshëm për prodhuesit e mollëve. Në veçanti, prodhuesit e mollëve që do të dorëzojnë prodhimin e tyre tek blerësit e regjistruar, do të marrin një subvencion prej 3 denarë për kilogram mollë të dorëzuar. Kushtet për marrjen e këtij subvencionimi të ri janë që rendimenti të jepet jo më vonë se 25 dhjetori i këtij viti, me një çmim jo më të lartë se 5 denarë për kilogram.

Qeveria e solli këtë vendim me qëllim që t’iu dalë në ndihmë  prodhuesve të mollës në veçanti në rajonin e Prespës, të cilët kanë pësuan dëme të mëdha të prodhimit për shkak të motit. Gjegjësisht, për shkak të dëmtimeve të bëra nga moti (breshër) në rajonin e Prespës, ku ka sipërfaqe më të mëdha të mbjellura me mollë, dhe ka dëme më të madhe të frutave. Vlera ekonomike e rendimentit është reduktuar, dhe ajo mund të përdoret vetëm për përpunim industrial.

Për këto arsye, vlerësimet janë se: një sasi më e madhe e mollës industriale nuk mund të përpunohet plotësisht në kapacitet e përpunimit. Prandaj, në mënyrë që të mundësoj blerjen e të gjithë shumës, qeveria vendosi për të futur këtë subvencion të ri prej 3 denarë për kilogram për prodhuesit e mollës, të cilët do ti dorëzojnë frutat tek blerësit regjistruar.

Me subvencionimin e ri, jo vetëm që do t’iu mundësoj fermerëve të kenë prodhim rentabile, por gjithashtu do të krijojnë kushte për blerjen e të gjithë sasisë së prodhuar të mollëve.

Kjo masë e re është rezultat i shumë takimeve që ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski me ekipin e MBPEU që ka mbajtura vitet e fundit me prodhuesit dhe blerësit e mollë, me qëllim që të gjindet një zgjidhje e përshtatshme.

Përndryshe, MBPU stimulon zhvillimin e vreshtarisë, dhe përmes masave në Programin për Mbështetjen Financiare të Bujqësisë për vitin 2018. Në veçanti, këtë vit, subvencionet për mbajtjen e plantacioneve të frutave për fermerët me potencial të zhvillimit janë rritur për 20%.

Një subvencion i ri më i madh prej 9,900 denarë u prezantua për rindërtimin e plantacioneve të frutave, veçanërisht për mollët për ndryshimin e asortimentit. Për të ndryshuar prodhimin e drithërave në kulturat frutore, fermerët do të marrin një subvencion më të lartë prej 30 përqind për hektar.

Përveç kësaj, programi i këtij viti subvencion për fruta dorëzuar në objektet e përpunimit për fruta në rritje nga 2 deri 3 denarë kilogram. Subvencioni i tashëm është masa e pestë që Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave e sjell për pemtarinë.

Këto masa me motivi plotësues nxisin më tej zhvillimin e pemtarisë, gjegjësisht prodhimin e mollëve.

Share