20 milion euro të reja për ndërtimin e sistemeve të ujitjes Lisicë dhe për fazën e tretë në Luginën e Vardarit Jugor

17.10.2018 15:49:00


Qeveria në mbledhjen e djeshme solli vendim për mjeteve e dedikuara nga programi për efikasitetin e energjisë dhe energjive të rinovueshme, të cilat do të përdoren për të financuar projekte në fushën e ujitjes,  të  implementuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Bëhet fjalë  për mjetet financiare në bazë të kredisë së dhënë nga ana e Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, gjegjësisht bankës gjermane kreditore për zhvillim KfW .

Punohet për një shumë prej 20 milionë euro të  cilat MBPEU do t’i shfrytëzojë  për realizimin e  projekteve “ Pwr qwllime tw ndryshme HS Lisice faza e 2 dhe 3, dhe Programi për ujitje në  luginë00n e Vardarit jugor Faza 3".

Këto dy projekte në fushën e ujitjes janë të një rëndësie të madhe për rajonet e Velesit dhe Valandovës. Zbatimi i tyre do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e zonave të ujitura në këto rajone dhe përmirësimin e konkurrueshmërisë së bujqësisë.

Hidro-sistemi Lisice do të sigurojë ujë të pijshëm për qytetin e Velesit dhe ujë për të ujitur rrerth 5,000 hektarë të tokës bujqësore, ujë teknik për industrinë dhe për të plotësuar rezervuarin "Mladost" që ndodhet në afërsi të Velesit. Përveç kësaj, sistemi mundëson shfrytëzimin e potencialit të ujit për prodhimin e energjisë elektrike.

Ky sistem për ujitje do të mbulojë pothuajse 85% të popullsisë në rajon, duke përfshirë edhe aktivitetet bujqësore. Me ndërtimin e sistemit të ujitjes do të bëhet dhe lidhja e rezervuarëve Lisice dhe Mladost, dhe ndërtimin e hidrocentraleve të vegjël. Investimi i përgjithshëm është rreth 28.5 milionë euro.

Programi pwr ujitje në  luginen jugore të  Vardarit - Faza 3, mbulon sistemin e ujitjes në  rajonin e fushës sw Valandovës, që shtrihet nga stacioni i pompimit Straishte, tubacionin e rrjetit të shpërndarjes në zonën e qytetit vendbanimet Valandovo, Rabrovo dhe Cestevë .

Zona e mbuluar nga ky sistem është një sipërfaqe prej rreth 1,750 hektarësh. Rreth 2,000 njerëz do të përfitojnë nga zbatimi i fazës së tretë të këtij sistemi të ujitjes. Investimi i përgjithshëm për projektin është rreth 9.5 milionë euro. Ndryshe, projekti për fazën e dytë është procedurë e vazhdueshme e tenderit për zgjedhjen e kontraktorit më  të mirë, i cili pritet të përfundojë deri në fund të këtij muaji, i cili do të fillojë ndërtimin e sistemit të ujitjes nga Udovo deri në  Straishte.

Share