Periudha e përgatitjes për fermerët dhe ndërmarrjet për t'u përgatitur për aplikimin në fondeve për mjete nga programi IPARD 2

26.9.2018 15:07:00


Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe Agjencioni për Përkrahje Financiare dhe Zhvillimit Rural në Bujqësi ka informuar të gjithë personat e interesuar juridik dhe fizik që në gjysmën e parë të nëntorit 2018 do të shpallen thirrje publike për dorëzimin e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve nga komponenti i pestë i Instrumentit për ndihmë parahyrse për zhvillimin rural të Bashkimit Evropian (Programi IPARD për periudhën e vitit 2014-2020).

Qëllimi i Programi IPARD 2014-2020 është nëpërmjet masave të përshtatshme për të mbështetur bujqësinë dhe zhvillimin rural, për përmirësimin e aftësisë konkurruese të sektorit të bujqësisë dhe agro-ushqimore me anë të harmonizimit të tyre me standardet e Bashkimit Evropian, duke siguruar zhvillim të qëndrueshëm mjedisor dhe socio-ekonomike të zonave rurale, duke inkurajuar aktivitetin ekonomik dhe duke rritur mundësitë e punësimit.

Mjetet financiare nga Programi IPARD 2014-2020, në lidhje me zbatimin e kësaj thirrje publike nga nëntori i vitit 2018, janë të destinuara për masat e mëposhtme:

- Investimet në mjete materiale të ekonomive bujqësore,

- Investimet në mjete materiale për përpunimin e produkteve bujqësore dhe të peshkut.

Thirrja e ardhshme publik për programin IPARD, ofron mundësi të mëdha në drejtim të llojit të investimit, vëllim më të madh të konsumatorëve potencial, mundësia e blerjes së makinerive të ndryshme bujqësore, si dhe rritja e kufizimeve financiare për përdoruesit e mbështetjes financiare.

Rregullat për shfrytëzimin e fondeve nga Programi IPARD 2014-2020, parashikojnë në fillim nënshkrimit të kontratës për shfrytëzuesit potencial me Agjencionin për Përkrahje Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, dhe realizimin e investimeve të lejuara në pajtushmëri me kushtet e marrëveshjes së më parshme. Kontrolli në vetë vendin dhe përcjelljen e inspektimit mbi marrëveshjen e kryejnë persona të autorizuar nga Agjencionin për Përkrahje Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, institucionet përkatëse të Republikës së Maqedonisë për zbatimin dhe kontrollin e IPARD-it dhe Bashkimi Evropian.

Metoda dhe procedura për shfrytëzimin e financiave nga IPARD Programit 2014-2020 të janë të evidentuara në Dekretin mbi mënyrën dhe procedurën për ndarjen e përkrahjes financiare për masat e zhvillimit rural të financuara nga komponenti i pestë e Instrumentit për ndihmë parahyrse për zhvillimin rural të Bashkimit Evropian.

Njoftimi do të zgjasë të paktën 45 ditë nga dita e shpalljes së Thirrjes Publike në gazetat ditore.

 

 

SHËNIM: Dokumentacioni për përgatitjen e kërkesave dhe dorëzimin e kërkesës, duke përfshirë udhëzimet për shfrytëzuesit e mjeteve nga Programi IPARD  2014-2020, do të përditësohet dhe publikohet në faqen e internetit të Agjencionit deri në publikimin e Thirrjes publike.

Informata më të hollësishme mbi llojet e investimeve, kriteret për marrjen e ndihmës financiare, lartësia e përkrahjes sipas masave mund të miren në Agjencionin për Përkrahje Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

 

Telefoni: 02 3097-460

Faksi: 02 3097-454

e-mail: [email protected]

www.pa.gov.mk

________________________________________

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave

 Sektori për Menaxhimin e IPARD

Telefoni: 02 3134-477 Locus: 113, 114 dhe 115

e-mail adresa: [email protected]

www.ipard.gov.mk

________________________________________

Agjencia për Promovimin e Zhvillimit të Bujqësisë

Telefoni: 047 228-330

Faksi: 047 228-370

www.agencija.gov.mk çdo ditë pune nga ora 8:30 deri në orën 16:30.

Share