Sot, Agjencia për përkrahje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural pagoi rreth 150 milion denarë subvencion për fazën e tretë për një litër qumësht të dorëzuar, tha ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, gjatë vizitës së tij në Manastir.
Kjo shumë e parave është paguar sot për më shumë se 6.700 fermerë, dhe në ditët e ardhshme tërësisht do të përfundojë pagesa mbi këtë bazë. Me këtë pagesë kompletohet pagesa e fazës së parë, të dytë dhe të tretë të subvencioneve për qumështin e dorëzuar. Numri i përgjithshëm i të gjitha tre fazave të Programit për mbështetje financiare për vitin 2017 janë paguar gati 472 milion denarë për subvencione, për qumështin e lopës 3.5 denarë për litër, dhe subvencionet për qumështin e dhisë dhe të deleve për 4 denarë për litër.
Ministri Nikollovski theksoi se edhe në të ardhmen do të vazhdojmë ta mbështesim sektorin e blegtorisë që ka pjesë të mëdha në bujqësi dhe ekonomi.
"Për herë të parë ne kemi shpallur një thirrje për foragjere, për të cilat ka interesim të madh, dhe e cila do të kontribuojë pë r fermerëve të kenë ushqim më të lire per kafshët. Nëpërmjet mbështetjes financiare në bujqësi për vitin 2018, ne kemi vënë theks të veçantë mbi fermerët me një kapacitet për zhvillim, që ata do të marrin 10 për qind subvencione më të larta për frymë . Por, në periudhën e ardhshme, qeveria do të dalë me një seri të re të masave për zhvillimin e blegtori. Mbështetja për zhvillimin e blegtirisë sidomos do të rritet me integrimin tonë në NATO dhe BE, dhe do të kemi në dispozicion 10 herë shumën më të lartë për mbështetje financiare nga fondet evropiane, nga ajo që ne tash i shfrytë zojmë ", tha Nikollovski.
Gjatë kësaj vizite Nikolovski theksoi se Qeveria është e përkushtuar fuqishëm për zhvillimin e bujqësisë, e cila ka një pjesë në zhvillimin e ekonomisë në përgjithësi. Treguesit pozitive në bujqësi do të rriten më shumë me anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.
Bashkimi Evropian është Familje e kombeve ku vendet ndihmojnë njëri-tjetrin për të ndarë mundësi dhe për të krijuar përfitime ekonomike për çdo shtet anëtar, e cila për fermerët maqedonas do të thotë subvencione të rritura, investimet, plasman të sigurt dhe çmime më të larta blerëse.
Gjatë vizitës në Manastir Ministri Nikollovski u takua edhe me kryetaren e komunës së Manastirit, Natasha Petrovska, ku diskutuan për mbështetjen që komunat e kanë përmes Programit të Zhvillimit Rural.