Me ndryshimet në Ligjin për Preparatet Medicinale Veterinare për mbrojtjen më të madhe të shëndetit të konsumatorëve dhe mirëqenien e kafshëve

5.9.2018 13:38:00


Në mbledhjen e djeshme, Qeveria miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Preparateve Medicinale Veterinare. Objektivi kryesor i ndryshimeve dhe plotësimeve është për ti përmirësuar interesat e shëndetit dhe të konsumit dhe nivelit të mbrojtjes së shëndetit dhe mirëqenies së kafshëve, si dhe duke siguruar ambient të përshtatshëm për operatorët e biznesit.

Me ndryshimet e Ligjit për preparatet  Medicinale Veterinare, sigurohet rregullim i detajuar për vënien në carkullim, lëshimin dhe përdorimin e preparateve medicinale veterinare me një përkufizim të detajuar të atyre produkteve medicinale veterinare, kush mundet ti shfrytëzojë, cili mund ti përdor,dhe te të cilat lloje të kafshëëe mund të përdoren.

Në të njëjtën kohë, rriten detyrimet e personave profesional që i vënë ato në treg dhe shfrytëzimin e preparatet medicinale veterinare. Ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për produktet mjekësore veterinare përfaqësojnë një hap para drejt harmonizimit të plotë me legjislacionin e BE-së, por njëkohësisht edhe sigurimin e klimës së duhur të biznesit, mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve dhe mirëqenien e kafshëve. Promovimi ka për qellim përdorimin e duhur të preparateve veterinare-medicinare, detaisht rregullohet mënyra e shpalljeve dhe  reklamave, gjegjësishtë ndalen reklamat që në  një mënyrë sjellin huti . Këto ndryshime dhe plotësime mundësojnë kontrolle të mjaftueshme në fushën e produkteve potencialisht të falsifikuara veterinare medicinale me një sistem të mbledhjes së të dhënave dhe raportimin e dyshimit dhe informimin e institucioneve përkatëse dhe shoqatat veterinare, dhe shkatërrimin e tyre të pa dëmshëm.

Agjencioni për Ushqim dhe Veterinari (AUV), i cili është bartës i ndryshimit dhe plotësimit të ligjit, në periudhën e ardhshme do të krijojë një sistem për mbledhjen dhe analizimin e të dhënave për furnizimin dhe përdorimin e preparateve medicinale veterinare.

Sistemi do të kishte mbuluar të dhënat për disponim, furnizim, shitjen dhe përdorimin e preparateve medicinale veterinare, dhe të sigurojë informacion të vazhdueshëm në gjendjen aktuale të furnizimit, disponueshmërisë dhe përdorimin e produkteve medicinale veterinare, me qëllim që  Agjencioni me kohë të  mund të marrë masa në rast të mungesës ose zvogëlimin e një produkti të caktuar medicinal veterinar.

 Dispozitat e reja ligjore i obligojnë tregëtarët e mdhenjë, furnizimin e vazhdueshëm me asortimane adekuate dhe me sasi të mjaftueshme të preparateve medicinale veterinare nga lista esenciale për të përmbushur mirë nevojat për produkte medicinale veterinare në treg brenda një periudhe të arsyeshme kohore, dhe të posedojnë një certifikatë për kryerjen e kursit dhe dhënien e provimit për veterinari farmakologjike veterinare (farmakovigjilencë) ose specializim i kryer për veterinary  farmakologjike për kujdesje.

Me qëllim të promovimit të kulturës së përdorimit të duhur të produkteve medicinale veterinare AUV, krijon dhe mban një portal internet për produktet medicinale veterinare, e cila është e lidhur me portalin e internetit të Agjencisë Evropiane të Medicines, EMA, e cila do të publikojë informata relevante mbi preparati medicinal veterinare.

 Gjithashtu, ndryshimet parashikojnë futjen e programeve të reja, përkatësisht Programin e Përdorimit Racional të produkte medicinale veterinare, një program për furnizimin dhe disponueshmërinë e produkteve medicinale veterinare dhe një listë të përgatitjeve mjekësore veterinare esenciale.

 Në periudhën e ardhshme Agjencioni në bashkëpunim me institucionet e tjera shtetërore dhe përfaqësues të sektorit privat, dhe organizata për mbrojtjen e konsumatorit, planifikojnë ndryshime në disa ligje nën juridiksionin e saj, për të lehtësuar dhe përshpejtuar procedurën e regjistrimit / autorizimit për marketing të produkteve mjekësore veterinare, duke lehtësuar miratimin e llojeve të caktuara të produkteve medicinale veterinare dhe thjeshtësimin e procedurave për import të produkteve medicinale veterinare.

Share