MBPEU ka marrë masa specifike për të stabilizuar tregun e kumbullës

11.8.2018 13:38:00


Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në fillim të javës së ardhshme do të dalë me një masë konkrete për ndërhyrje dhe stabilizim të tregut të  kumbullave.

Masat që duhen marrë, dje janë diskutuar së bashku në një takim në Radovish midis ekipit të MBPU, prodhuesve dhe blerësve të kumbullave. Nga takimi dje u paraqitën propozime konkrete nga të dyja palët, të cilat MBPU do ti shqyrtojë, dhe si ministri e linjës do të sjellë masa që do të jenë me interes të përbashkët për prodhuesit dhe blerësit e kumbullave.

Qeveria, përmes MBPU, edhe në periudhën e kaluar ka reaguar me kohë, dhe ka ndërmarrë masa për çdo kulturë bujqësore, pasi këtë vit reagoi ndaj domates dhe vitin e kaluar për shalqinj dhe pjeshkë. MBPU u bën thirrje fermerëve të mos bien në informacione të montuara politikisht dhe të krijojnë një krizë artificiale.

Përndryshe, sipas kërkesave të paraqitura për pagesa direkte për zonat me kumbulla për vitin 2018, 2.788 persona janë regjistruar me një sipërfaqe totale të deklaruar prej 2,121 hektarësh. Nga Programi për pagesa të drejtpërdrejta për mirëmbajtjen e plantacioneve të kumbullës paguhet subvencioni në shumën prej 33.000 denarë për hektar dhe 39.600 denarë për sipërfaqe prej 1 deri në 5 hektarë.

Në Programin e Mbështetjes Financiare të Bujqësisë në këtë vit, prodhuesit e kumbullave kanë mundësi të aplikojnë për një subvencion prej 3 denarë për kilogram të dorëzuar të kumbullave në objektet e përpunimit.

Share