Komisioni Evropian për Shëndetësi dhe Siguri e lavdëroi politikën e Maqedonisë për mbrojtjen e sëmundjeve tek kafshët

6.9.2018 13:38:00


Sot në Bruksel, u mbajt një konferencë mbi "Sëmundjet ndërkufitare të kafshëve në Evropë - rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për prodhimin e qëndrueshëm blegtoral",e organizuar  nga Komisioni Evropian, në  të  cilën ishte i pranishëm Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave i Republikës së Maqedonisë Lupço Nikollovski dhe Drejtor i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Zoran Atanasov.

Në konferencë, Komisioni Evropian për Shëndetësi dhe Siguria e Ushqimit, e lavdëroi Maqedoninë  për politikën e trajtimit të  sëmundjeve të kafshëve në vitin 2017, si dhe për masat e ndërmarra në këtë fushë  AUV, të cilat janë të harmonizuara në masë të madhe me rregulloret evropiane . Muajin e ardhshëm do të mbahet një konferencë e kë tillë  në Maqedoni.

"Maqedonia ka marrë një tjetër njohje se po lëviz në rrugën e duhur. Komisioni Evropian për shëndetësi  dhe Sigurim të  Ushqimit e lavdëroi Maqedoninë për mënyrën e zbatimit, mbrojtjen dhe ndryshimet politike gjatë  shfaqjes së  së mundjes  së lëkurës jazlesta në vitin 2017.

Harmonizimi i legjislacionit me rregulloret evropiane dhe zbatimi i tyre është një tjetër dëshmi se Maqedonia po ecën përpara. Këtu në Bruksel me Zoran Atanasov, drejtor i Agjencionit për Ushqimit dhe Veterinarisë marrim pjesë në grupin punues të UE për bashkëpunim ndërkufitarë  për sëmundjet të kafshëve .

Si rezultat i punës së suksesshme, takimi tjetër punuë s do të mbahet në Maqedoni. Gjithashtu, ne do të flasim për programimin e IPA-s dhe shfrytëzimin dhe disponueshmërinë e fondeve IPARD mjete me një theks mbi mbrojtjen e shëndetit të  kafshëve, por me këtë  edhe tek njerëzit ", tha ministri Nikollovski.

MBPEU dhe AUV punojnë  në  mënyrë  intensive në përputhje me rregullat e BE-së në këtë fushë, dhe anëtarësimi ynë në NATO dhe BE do të thotë siguri edhe më të madhe në lidhje me mbrojtjen e shëndetit të njerëzve dhe mirëqenien e kafshëve, theksoi Ministri Nikollovski.

Gjatë konferencës, ministri Nikollovski ka pasur një takim pune me drejtorin e menaxhimit të krizave për ushqimin, kafshëve dhe bimëve në Drejtorinë e Përgjithshme të KE-së për Shëndetin dhe Sigurinë e Ushqimit.

Share