Deri në fund të kësaj jave Inspektorati Shtetëror i Bujqësisë do të dalë me informacion në lidhje me blerjen e grurit nga të korrat e këtij viti

7.8.2018 13:38:00


çmimi i blerjes së grurit varet nga cilësia, ndërsa gruri i cili blihet nga 7 deri në 8.5 për kilogram është i dedikuar për ushqim të kafshëve, theksoi në një konferencë të sotme për shtyp Shefi i Kabinetit në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski. Dimkovski gjithashtu vuri në dukje se aktualisht çmimi blerës i grurë me cilësisë të lartë lëvizë nga 9 deri 10,5 denarë për kilogram.

Pjesa më e madhe e grurit të blerë është eksportuar për miell. Deri në fund të kësaj jave, Inspektorati Shtetëror i Bujqësisë përfaqësuesit e të cilëve që nga e hëna janë në teren, do të dalin me të dhëna të sakta se sa grurë është blerë deri tani.

Dimkovski theksoi se MBPU punon në mënyrë të hapur dhe transparente me të gjitha palët e interesuara. Edhe para të korrave ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski ka mbajtur disa takime me fermerët dhe Mullixhijt, për të dëgjuar propozimet e të gjitha palëve të interesuara, për të mundësuar blerjen pa pengesa.

Politikat dhe masat e marra nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, kanë për qëllim rritjen e prodhimit dhe krijimin e një cilësie dhe produkt konkurues, tha Dikmkovski, duke shtuar se në momentin kokrra cilësisore ka rënë dicka nën dhjetë për qind nga të dhënat e përgjithshme vjetore.

Në këtë drejtim MBPU para korrjes dhe blerjes së propozuar, Qeveria miratoi një sërë masash për të siguruar një prodhim të qëndrueshëm dhe konkurrues e të lashtave në terren, sidomos grurin si më të rëndësishëm.

Me masat, në këtë sektor do të injektohen gjithsej 4 milionë euro. Së pari është rritur minimumi i sipërfaqeve të lajmëruara për të marrë 100 përqind  subvencione të programuara për kultura të lashta, duke përfshirë edhe grurin, gjegjësisht, në qoftë se kanë marrë 100 për qind subvencionet ata të të cilët kanë paraqitur nga 0.3 deri në 10 hektarë.

Tani me ndryshimet, 100 për qind subvencion do marrin të gjithë ata që kanë nga 0.3 në 20 hektarë të sipërfaqeve të paraqitura. Ndryshimi i dytë është për kompanitë që kanë zona më të mëdha të kulturave të lashta, duke përfshirë edhe grurin.

Share