Fillimi i aktiviteteve ndërtimore të sistemit të ujitjes në Raven - Reçica

1.9.2018 12:20:00


Kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë, z. Zoran Zaev i shoqëruar nga Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave z.Lupço Nikollovski, kryetari i BDI-së z.Ali Ahmetin dhe kryetaren e komunës së Tetovës, zonjaTeuta Arifi, sot mori pjesë në fillimin e punimeve për ndërtimin e sistemit për ujitje Raven - Reçicë, Tetovë.

Në fjalën e tij, kryeministri Zaev theksoi se zhvillimi i qëndrueshëm i bashkësive lokale është shtyll për zhvillimin e një shteti të qëndrueshëm, sistem të qëndrueshëm ekonomik dhe rritjen e mëtejshme të qëndrueshme, duke filluar me mjediset lokale që janë një faktor kyç në zhvillimin e shtetit.

Duke ndihmuar bashkësit lokale në një kohë kur ata kanë  më së  tepërmi nevojë , është prioritet prej se unë  e udhëheqë këtë  qeveri, e cila ndëgjon dhe ka dëshirë  ta bëjë  jetën e çdo qytetari më  të  mirë , duke përmirësuar kushtet e jetës dhe punës.  Zhvillimi i bashkësive lokale të qëndrueshme, është çelësi për zhvillimin e një shteti të qëndrueshëm, për sistem të qëndrueshëm ekonomik dhe rritjen e mëtejshme të qëndrueshme dhe zhvillim, duke filluar me bashkësitë lokale që janë një faktor kyç në zhvillimin e vendit, theksoi kryeministri Zaev.

Ai gjithashtu sqaroi se realizimi i këtij projekti kapital, i cili është rreth 975 milion denarë , do të financohet me fonde nga buxheti i shtetit, Programi për përkrahje financiare të zhvillimit rural.

Ministri Nikollovski përsëri iu drejtua të pranishmëve duke thënë se, me ndërtimin e sistemit të ujitjes Raven - Reçica do të zgjidhë nevojën e ujitjes në rajonin e Sharrit.

"Ne do të mundësojmë që ky rajon të mos problemet me prodhimin e fasules së njohur të  Tetovës dhe misrin,  korrjet e suksesshme të kulturave të tjera që mbjellën në këtë rajon. Në këtë periudhë, ne si Qeveri jemi të fokusuar fuqishëm në përshpejtimin e procesit të integrimit evropian, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, punon në harmonizimin e ligjeve tona bujqësore me rregullativat evropiane. Dhe në të gjithë procesin, ujitja e tokës bujqësore luan një rol kyç. Prandaj, ne si ministri intenzivisht punojmë  për realizimin e investimeve tjera të mëdha kapitale në menaxhimin e ujit, me qëllimin përfundimtar për të rritur sipërfaqet e ujitura, "tha ministri Nikollovski.

Kryetari i BDI-së z.Ali Ahmeti tha para të  pranishmëve se vepra të tilla kapitale u shërbejnë brezave që vijnë pas nesh.

"Uroj rajoni i Pollogut që  para 30 viteve më parë ishte konkurrues i gjithë Gadishullit e Ballkanik me produktet e tyre cilësore, me këtë punë jetike ta rikthejë  vendin e merituar ", tha Ahmeti.

Teuta Arifi, kryetare e komunës së Tetovës, për fillimin e këtij intervenimi kapital për  regjionin e Pollogut, tha se një nga problemet më të mëdha të  fermerët nga rajoni kanë reaguar dhe kanë  kërkuar që të intervenohet pikërishtë  në  rregullimin e këtij  hidrosistemi i cili do të ndikojë  drejtpërdrejt në  çmimet e prodhimeve bujqësore.

"Pikërisht dimension praktik evropian është shumë i lidhur me projektin e sotme, për shkak se ai është kapitulli mbi bujqësinë në procesin e negociatave me BE-në është një nga më të ndjeshmet, veçanërisht për vende si i yni që absolutisht është i interesuar të ketë cilësi të lartë, të prodhimit të standardizuar," tha Arifi .

 Ky rezervuar do të mbulon një sipërfaqe prej 3920 hektarësh, do të ujiten sipërfaqe  bujqësore që shtrihet nga e djathta - në anën e sipërme të autostradës Tetovë - Gostivar deri në rrëzet e malit Sharr. Përveç kësaj sipërfaqe bujqësore, me këtë sistem të ujitjes do të përfshihen edhe disa  sipërfaqe shtesë të cilat gjinden nën autostradën Tetovë - Gostivar, dhe do të ujiten 3,300 hektarë të  sipërfaqjes bujqësore në komunën e Gostivarit, Vrapçishtit, Bogovinës dhe të  Tetovës.

Share