Thirrje për pjesëmarrje në Tenderin për "Ndërtimin e kanaleve kulluese, zgjerimin e sistemit ekzistues të ujitjes dhe ndërtimin e rrugëve të asfaltuara në fshatin Egri, komuna e Manastirit"

24.3.2021 11:00:00


Projekti i financuar nga Bashkimi Evropian "Integrimi i Programit Kombëtar të Konsolidimit të Tokës" (MAINLAND), zbatuar nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara (FAO) në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujit, shpalli tender publik (Numri i referencës:   2021 / CSAPC / REUTD / 109117) për kryerjen e shërbimeve për "ndërtimin e kanaleve kulluese, zgjerimin e sistemit ekzistues të ujitjes dhe ndërtimin e rrugëve të zhavorruara në fshatin Egri, komuna e Manastirit".

 

Aktivitetet që do të duhet të zbatohen brenda tenderit përfshijnë punime ndërtimore në lidhje me infrastrukturën bujqësore në zonën e konsolidimit Egri, më konkretisht: ndërtimi i rrugëve të zhavorruara, ndërtimi i kanaleve të reja kulluese dhe ndërtimi, dmth. adaptimi i sistemit ekzistues të ujitjes me zgjerimin lokal brenda zonës së konsolidimit.

 

Tenderi është i hapur për të gjitha kompanitë e ndërtimit të regjistruara në Maqedoninë e Veriut, të cilat kanë Licencë B për punime ndërtimore të lëshuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Për të pasur qasje në dokumentet e tenderit dhe për të qenë në gjendje të paraqesin një ofertë, kompanitë e interesuara së pari duhet të regjistrohen në portalin Global Marketplace të Kombeve të Bashkuara (UNGM) në:    www. Ungm.org/Vendor/Registration, sepse vetëm kompanitë e regjistruara do të kenë të drejtë të marrin pjesë.  Pas regjistrimit të suksesshëm, kompanitë do të kenë mundësi të qasen në dokumentet e tenderit dhe të paraqesin ofertat e tyre përmes të njëjtit portal të UNGM (www.ungm.org/Account/Account/Login).

 Afati i fundit për dorëzimin e ofertave për tenderin është 20 prill (e martë) 2021, deri në orën 12:30.

Më shumë informacion:
Fshati Egri (Komuna e Manastirit) është projekti i parë për konsolidimin e tokës bujqësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, mbi parimin e shpërndarjes së tokës duke ndryshuar kufijtë. Asambleja e Pjesëmarrësve në Konsolidimin e Tokës Bujqësore nga Egri me shumicën e votave të pronarëve miratoi Planin për Shpërndarjen e Tokës Bujqësore në Egri më 29 Janar 2020. Konsolidimi në Egri mbulon 336 ha tokë bujqësore dhe 214 fermerë janë të përfshirë në proces. Plani për ndarjen e tokës bujqësore në Egri përfshin zvogëlimin e numrit dhe ndryshimin e formës së 874 parcelave të tokës në 260 parcela me një madhësi mesatare prej 1.30 ha (krahasuar me madhësinë mesatare prej 0.38 ha para konsolidimit).

Investimet e planifikuara për përmirësimin e infrastrukturës bujqësore do të bëhen si hap i fundit në procesin e konsolidimit të tokës bujqësore në Egri, i cili përfshin punime ndërtimi për kanalet kulluese dhe rrugët hyrëse (të shërbimit), si dhe azhurnimin e sistemit i ujitjes në Egri. Para shpalljes së tenderit, Plani i Ndarjes së Tokës në Egri u miratua me shumicën e votave të pronarëve në Janar 2020. Si hap tjetër, u përgatit një raport gjeodezik për konsolidimin e tokës në Egri dhe modelimin teknik të infrastrukturës së re bujqësore. Regjistrimi i parcelave të sapoformuara në Kadastrin e Patundshmërive është në vijim e sipër, përcaktimi i masave dhe kufijve (rrethimit) të parcelave të reja kadastrale në zonën e konsolidimit do të finalizohet gjatë procedurës së tenderit dhe pronarët do të kenë të drejtën të zotërojnë dhe përdorin parcelat e reja të formuara në momentin e fillimit të punimeve të ndërtimit. Procesi i lëshimit të lejes së nevojshme të ndërtimit është në proces e sipër. Asnjë kontratë nuk do të lidhet me kontraktorin para se të lëshohet leja e ndërtimit.

Share


Hën
Mar
Mër
Enj
Pre
Sht
Die

Zgjidh datën