Takim i Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha me Ambasadorin e Federatës Ruse në Republikën e Maqedonisë Veriore, Sergej Baznikin Federata

22.10.2020 15:30:00


Ruse është një partner i rëndësishëm ekonomik i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe përpjekjet e dy vendeve mike kanë për qëllim nxitjen e marrëdhënieve të ndërsjella dhe promovimin e tregtisë së produkteve agro-ushqimore. Eksportet nga Federata Ruse janë rritur në mënyrë të vazhdueshme, duke mbajtur trendin përballë një pandemie COVID-19. Ministri Hoxha theksoi se tregu rus është shumë i rëndësishëm për kompanitë tona që eksportojnë fruta dhe perime të freskëta dhe të përpunuara, si dhe për kantinat e verës. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave do të përmbushë kërkesat e tyre për mbështetje të vazhdueshme për prrodhimin e produkteve të tyre dhe organizimin e takimeve të biznesit midis kompanive të interesuara nga të dy vendet. Brenda Komisionit Ndërqeveritar për Bashkëpunim Ekonomik dhe Shkencoro-Teknik midis Rusisë dhe Maqedonisë së Veriut, bujqësia është një kapitull i rëndësishëm, në të cilin janë vendosur të gjithë mekanizmat e bashkëpunimit dhe do të vazhdojë me punë intensive në periudhën e ardhshme. Ambasadori Baznikin njoftoi se do të bëhet një vizitë nga shërbimet e inspektimit veterinar rus në objektet e eksportit të industrisë së qumështit, në mënyrë që të marrë leje për eksport në tregun rus.

Share