Subvencione shtesë prej 2 denarësh për rrushin e prodhuar dhe të dorëzuar të varieteteve "Smederevka", "Vranec", "Burgundec Crn", "Stanushina", "Kratoshija", "Zhilavka" dhe "Kadarka"

9.10.2020 15:00:00


 Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujit, Arjanit Hoxha zhvilloi disa takime konstruktive me vreshtarët, e si rezultat i kësaj, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi një sërë masash që do të mbështesin këtë sektor shumë të rëndësishëm, pra vreshtarinë.

Njëra nga këto është edhe masa shtesë për subvencionim prej 2 denarësh për kilogram të rrushit. Kjo masë është nga Programi për mbështetjen financiare në bujqësi për vitin 2020, i përgatitur nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe tashmë është botuar në Gazetën Zyrtare të RMV-së.

Përfituesit e kësaj nën-mase janë pronat bujqësore që janë përfituese të nën-masës për mirëmbajtjen e vreshtave nga Programi për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2020 dhe prodhimi i realizuar i varieteteve: "Smederevka", "Vranec", "Burgundec Crn", "Stanushina", "Kratosija", "Zhilavka" dhe "Kadarka", për të vjelat e vitit 2020, që janë të dërguara në objektet e regjistruara të prodhimit të verës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Përveç kësaj, do të miratohen edhe një sërë masash që do të jenë nga Programi Covid dhe zbatimi i tyre do të jetë deri në fund të vitit 2020.

Share