Edhe dhjetë ditë për të dorzuar kërkesat për premi në sigurimin e të mbjellurave dhe bagëtive

21.8.2020 12:00:00


Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujiërave dhe Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, u kujtojnë të gjithë fermerëve se kanë mbetur edhe dhjetë ditë kohë për të dorëzuar kërkesat për ndihmë të premive për sigurim. Kjo do të thotë se, të gjithë fermerët që tashmë kanë siguruar të mbjellat ose bagëtitë, do të kenë mundësi të dorëzojnë kërkesë deri më 31 gusht 2020 për të marrë mbështetje financiare për polisat e sigurimeve. Kërkesat  dorëzohen çdo ditë pune në Njësitë Rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave

Përmes kësaj mase, shteti subvencionon 60 përqind të fondeve që fermerët kanë dhënë për polisat për sigurimin e të mjellurave dhe bagëtive. Në këtë mënyrë, fermerët ndihmohen drejtpërdrejt në zvogëlimin e kostove për mbrojtjen e të mjellurave nga fatkeqësitë e motit dhe në të njëjtën kohë ato mbrohen nga humbjet e mundshme që mund të ndodhin.

Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural u bën thirrje të gjithë fermerëve që të mos presin afatin e fundit për dorëzimin e kërkesave, por me kohë të paraqesin kërkesat pranë Njësive Rajonale të Ministrisë së Bujqësisë,Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave duke përdorur maska ​​mbrojtëse për mbrojtje kundër korona virusit.

Share