Përfundoi me sukses dorëzimi i kërkesave për subvencione për Programin për pagesa direkte të vitit 2020.

4.8.2020 12:00:00


Dorëzimi i kërkesave për subvencione për Programin për pagesa direkte të vitit 2020 përfundoi me sukses. Deri të Premten (31 korrik 2020), deri kur ishte dita e fundit për të aplikuar, 65.554 fermerë dorëzuan kërkesa për ndihmë financiare në bujqësi. Njësitë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, në bashkëpunim me Agjencinë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, këtë vit realizuan me sukses procesin e paraqitjes së aplikimeve. Në periudhën që vijon vjen në rradhë përpunimi i kërkesave për subvencione dhe pagesa e subvencioneve sipas afateve të parashikuara në Programin për pagesa direkte për vitin 2020.

 

Aplikimi për subvencione u bë në mënyrë elektronike. Sidoqoftë, disa nga fermerët që nuk mund të aplikonin vetë, edhe këtë vit ashtu si vitet e kaluara, kërkesën e bënë  me ndihmën e punonjësve në Njësitë Rajonale të MBPEU.

Gjatë kësaj periudhe, u paraqitën kërkesa për subvencione për prodhimet bimore dhe atë për kulturat  kopshtare, vreshtat dhe pemishtet, për prodhimin blegtoral, përkatësisht ata fermerë që rrisin bagëti, dele, dhi, bletë, derra, për ndihmë financiare për kafshët e therura në thertore.

Share