Afati i pagesës së qirasë vjetore për tokën bujqësore shtetërore për vitin 2019 është zgjatur deri më 18 dhjetor 2020

30.8.2020 12:00:00


Afati i pagesës së qirasë vjetore për dhënien me qira të tokës bujqësore në pronësi të shtetit për vitin 2019 është zgjatur deri  më 18.12.2020. Ky afat rrjedh nga Dekreti i miratuar me fuqi ligjore për plotësimin e Dekretit me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për tokën bujqësore gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Sipas këtij Dekreti, afati për pagimin e qirasë vjetore për qiradhënien e tokës bujqësore në pronësi të shtetit për vitin 2019, është shtyrë për kohëzgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe është zgjatur për 180 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme. Afati ligjor ishte deri më 31 korrik 2020, por tani fermerët do të kenë mundësi ta paguajnë qiranë deri më 18 dhjetor 2020.

 

Në të njëjtën kohë, sipas Dekretit, deri më 18 dhjetor 2020, nuk do të ketë përfundim të njëanshëm të kontratave për marrjen me qira të tokës bujqësore në pronësi të shtetit për shkak të qirasë vjetore të papaguar.

Vendimi për zgjatjen e afatit të pagesës së qirasë dhe mos ndërprerjes së kontratave për shkak të qirasë së papaguar është marrë për të kapërcyer vështirësitë ekonomike të qiramarrësve, për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme të shkaktuar nga virusi KOVID 19.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave edhe në periudhën që vjen do të monitorojë situatën me ndikimin e pandemisë globale në sektorin e bujqësisë në komunikim me fermerët dhe agrobiznesët dhe nëse është e nevojshme, do të merren edhe masa të tjera të përshtatshme për të lehtësuar pasojat.

 

Share