Konsolidimi i tokës inkurajon zhvillimin e ekonomive bujqësore të vogla dhe kontributin e tyre në sigurinë e ushqimit

28.8.2020 11:00:00


Ljupço Angelovski është një fermer i ri i familjes në fshatin Egri, Komuna e Manastirit. Ai vjen nga një familje me një traditë në prodhimin bujqësor. Pasi mori rolin e udhëheqësit të ekonomisë bujqësore familjare, ai kuptoi rëndësinë e modernizimit të prodhimit dhe futjen e praktikave bujqësore të qëndrueshme dhe prodhuese që do të krijonin mundësi më të mira të ardhurash për familjen e tij. Sidoqoftë, si për shumicën e ekonomive bujqësore të vogla dhe fermave familjare në Maqedoninë e Veriu, zhvillimi dhe produktiviteti i ekonomisë së tij është nën potencial për shkak të copëzimit të tepërt të tokës bujqësore.

Me një madhësi mesatare prej më pak se 2 hektarë (ha), shpesh të fragmentuara në 5 ose më shumë parcela me formë jo të rregullt, duke vështirësuar prodhimin bujqësor dhe me infrastrukturë bujqësore të vjetëruar – ekonomitë bujqësore në vend kanë produktivitet dhe konkurrencë të ulët krahasuar me shumicën e vendeve anëtare në Bashkimin Evropian. Kjo kufizon potencialin e tyre për të rritur prodhimin bujqësor dhe për t'u orientuar drejt aktiviteteve bujqësore komerciale.

 

Financuar nga Bashkimi Evropian me një kontribut të FAO, projekti MAINLAND synon të ndihmojë pronarët e tokave bujqësore dhe komunitetet rurale në Maqedoninë e Veriut të zgjedhin problemin me copëzimin e tokës, të konsolidojnë ekonomitë bujqësore, të optimizohet prodhimi bujqësor dhe të krijohet infrastrukturë e nevojshme bujqësore, përfshirë rrugët hyrëse, sistemet e ujitjes dhe kullimit. Projekti është pjesë e Iniciativës Rajonale të FAO-së për të forcuar ekonomitë bujqësore të vogla dhe fermat familjare. Projekti ofron përfitime për rreth 6.500 pronarë të tokës bujqësore në pesëmbëdhjetë zona konsolidimi në Maqedoninë e Veriut me një sipërfaqe totale prej rreth 4.500 ha.

"Konkurrenca në tregun e BE-së dhe në ekonominë globale thjesht nuk është e mundur me parcela të vogla, të ndara në distancë." Nuk ka ekonomi të shkallës, koha dhe karburanti harxhohen duke udhëtuar nga fusha në fushë për të lëruar, fekonduar, korrur, tha Lupço 

Ljupco është një nga 214 pronarët e tokave që merr pjesë në projektin MAINLAND në Egri. Ai është shumë i lumtur që fshati i tij i Egri është projekti i parë për konsolidimin e tokës bujqësore në vend mbi parimin e rishpërndarjes duke ndryshuar kufijtë, pasi Plani i Ndarjes së Tokës në Egri u miratua me shumicë votash të pronarëve të tokave në janar të vitit 2020. 

Plani i ndarjes së tokës në Egri, i cili përfshin 336 ha tokë bujqësore, ka rezultuar në një zvogëlim gati të katërfishtë të numrit të parcelave të tokës (nga 874 në 260), me një madhësi mesatare të parcelave prej 1.30 ha, krahasuar me 0.38 ha para konsolidimit. Parcelat tani kanë formën e duhur dhe mundësojnë praktika më të mira bujqësore. Plani gjithashtu përfshin rizhvillimin e komunitetit siç janë investimet në rrugët hyrëse në terren dhe sistemet e kullimit dhe ujitjes të financuar nga Bashkimi Evropian.

 Ljupco dhe gruaja e tij Keti, të cilët kanë një pjesë të barabartë në ekonominë bujqësore familjare dhe biznes, presin të shohin përfitime nga konsolidimi i tokës në vitet në vazhdim. E gjithë toka e tyre me 15 parcela të vogla, të ndara në lokacione të ndryshme, tani është e konsoliduar në tre parcela, në formë të duhur, me një madhësi mesatare prej 2 ha (krahasuar me vetëm 0.4 ha para konsolidimit) dhe qasje më të mirë deri në infrastrukturën bujqësore. Gruri dhe misri përbëjnë rreth 50% të prodhimit të tyre bujqësor. Ata gjithashtu prodhojnë speca, shalqi dhe duhan. 90 përqind e shalqirit që prodhojnë eksportohet përmes ndërmjetësve të tregtisë në Poloni, Republikën Çeke, Bosnjë dhe Hercegovinë, Bullgari dhe Kroaci. Ljupco beson se struktura e përmirësuar e tokës do të rrisë efikasitetin e përdorimit të tokës dhe do të përmirësojë rendimentet për 30 deri në 40 përqind.

Realizimi i planeve për zhvillimin e ekonomisë bujqësore tani është më i lehtë me parcela të mëdha me formën e duhur dhe qasje më të mirë në infrastrukturën bujqësore. Ljupco dhe Keti tani po mendojnë të investojnë në makineri dhe teknologji moderne bujqësore për të rritur produktivitetin dhe rentabilitetin e prodhimit të tyre, ndërsa gjithashtu kujdesen për mjedisin. "Pas marrjes së përgjegjësive të fermës familjare nga babai im, kuptova nevojën për të modernizuar prodhimin tonë – në rradhë të parë traktorë dhe makineri, për të lehtësuar punën tonë në terren, për të zvogëluar shpenzimet dhe për të qenë më produktivë. "Zbatimi i pajisjeve të tilla moderne në parcela të vogla dhe të fragmentuara ishte thjesht e pamundur," tha Ljupco. Për të investuar në makineritë e reja (mbjellës, makineri për mbjelljen e specave dhe makineri per bluarje) Ljuppo është duke u përgatitur të aplikojë për thirrjen aktuale në kuadër të Programit IPARD II për 2014-2020 të Bashkimit Evropian.

 "Qasja deri tek uji për ujitje do të na bëjë më pak të ndjeshëm ndaj ndryshimit të klimës, por gjithashtu do të na lejojë të zgjerojmë zgjedhjen e të lashtave dhe të rrisim vlerën e produkteve tona në treg," tha Keti. Ajo dhe Ljupço janë të gatshëm të mësojnë se si të rriten të lashtat e reja të përshtatshme për klimën lokale dhe kushtet e tokës ose të përdorin teknologji të reja në të cilat kanë investuar. Ata janë të interesuar të eksplorojnë mundësitë për të rritur bimë medicinale dhe erëza, përfshirë nenexhikun organik dhe shafranin. Ata kanë marrë pjesë në disa punëtori për prodhime organike dhe do të vazhdojnë të kërkojnë këshilla të ekspertëve për të eksploruar mundësi të reja për të diversifikuar prodhimin dhe për të rritur të ardhurat e tyre.

 Përmirësimi i strukturës së tokës bujqësore dhe rritja e aksesit të fermerëve në infrastrukturë, teknologji dhe tregje është thelbësore për të ardhmen e sistemeve ushqimore dhe mund të tërheqë të rinjtë në sektor. Kjo ndikon pozitivisht në lëvizjen nga zonat rurale në ato urbane, inkurajon një rritje të barabartë dhe të qëndrueshme ekonomike. Përvoja pozitive e fermerit të familjes Egri duhet të frymëzojë komunitete të tjera rurale në Maqedoninë e Veriut që të marrin pjesë aktive në konsolidimin e tokës ku përfitojnë të gjithë pjesëmarrësit.

Disa zona konsolidimi, duke përfshirë Sokolarci, Spancevë (Komuna e Çeshinovës-Obleshevës), Logovardi, Optiçari, Tërn (Komuna e Manastirit) aktualisht janë në fazën e dytë të procesit të konsolidimit të tokës bujqësore - planifikimi i ndarjes së tokës dhe hartimi teknik i infrastrukturës bujqësore . FAO është e kënaqur që bashkëpunon me Bashkimin Evropian dhe Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në zbatimin e Programit Kombëtar të Konsolidimit të Tokës në Maqedoninë e Veriut dhe zgjerimin e tij në të gjithë vendin.

 

Rreth projektit:

Projekti MAINLAND është financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara (FAO) për të mbështetur Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në zbatimin e Strategjisë Kombëtare për konsolidimin e tokës për 2012-2020. Buxheti i projektit është 2.56 milion euro (financuar nga Instrumenti për Ndihmën e Para-Anëtarësimit të BE-së (2.5 milion euro) dhe kontribuar nga FAO. Ai do të zbatohet për një periudhë prej 3.5 vjet, duke filluar nga Marsi 2017 deri në Gusht 2020). Qëllimi kryesor i projektit është të zgjidhë problemin e copëzimit të tokës bujqësore në mënyrë që të rrisë konkurrencën e prodhimit bujqësor, të përmirësojë kushtet e jetesës në zonat rurale dhe të sigurojë përdorim të qëndrueshëm të burimeve natyrore. .

Uebsajti i projektit: www.fao.org/in-action/mainstreaming-national-land-consolidation-programme/mk/

Share