Afati i fundit për paraqitjen e aplikacioneve për subvencione për Programin e Pagesave Direkte 2020 përfundon për pesë ditë

27.8.2020 12:00:00


Deri në fund të kësaj jave, pra deri të Premten (31.07.2020), zgjat afati për paraqitjen e aplikimeve për subvencione për Programin e Pagesave Direkte 2020. Gjatë kësaj periudhe, kërkesat për pagesa direkte bëhen për prodhimiet bimore dhe atë për të lashtat bujqësore dhe kopshtare, vreshtat dhe pemishtet. Gjithashtu, deri në fund të muajit,  kërkesë për ndihmë financiare mund të paraqesin të gjithë ata që meren me prodhim blegtoral, d.m.th, mbarështimin e bagëtive, deleve, dhive, bletëve, derrave dhe gjithashtu mund të aplikojnë për ndihmë financiare për kafshët e therura në thertore.

Aplikimet për ndihmë financiare dorëzohen në mënyrë elektronike, në mënyrë të pavarur nga ana e aplikantëve duke i regjistruar në sistemin në faqen e internetit të Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural www.ipardpa.gov.mk. 

Ata fermerë që nuk mund të paraqesin aplikime në mënyrë elektronike ose kanë nevojë për ndihmë për plotësimin e aplikimeve elektronike, mund të drejtohen tek Njësitë Rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, në të gjithë vendin, të cilat janë në dispozicion të tyre për çdo gjë që i intereson në lidhje me paraqitjen e aplikacioneve. Në faqen e internetit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, publikohen numrat e telefonit të drejtuesve të të gjitha njësive rajonale të MBPEU, në mënyrë që fermerët të kenë mundësinë për të kërkuar ndihmë përmes telefonit.

Share