Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural u kujton të gjithë atyre që janë të interesuar të aplikojnë për masën 1 " Investime në mjete materiale të ekonomive bujqësore " se po afrohet fundi i afatit për paraqitjen e aplikimeve.
Të gjithë ata që janë të interesuar për shfrytëzimin e fondeve nga programi IPARD 2 duhet të paraqesin të gjithë dokumentacionin në një zarf të mbyllur të shënuar, Mos e hap, për Shpalljen Publike IPARD Nr. 01/2020, direkt në zyrën e Agjencisë ose ta dërgojnë atë me postë në adresën vijuese :
Agjensia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural,
bul. "Brigada e 3-të Maqedonase" Nr 20 (ndërtesa e Maqedonisë Tabak blloku C) 1000 Shkup
Dokumentacioni i kompletuar duhet të dorëzohet jo më vonë se të Shtunën tjetër (1 Gusht 2020).
Drejtori i Agjencionit, Nikollçe Babovski, informon se:
"Kjo masë ka për qëllim dhe ofron mundësinë për realizimin e investimeve në sektorë: prodhimtari blegtorale, përpunim dhe tregtim të drejtpërdrejtë të prodhimit bujqësor vendas, prodhim të energjisë nga burime të rinovueshme. Në këtë thirrje "Traktorët nuk janë një investim i pranueshëm," tha Babovski.
Ndihma financiare me kërkesë individuale jepet si një grant i pakthyeshëm në shumën prej 60% të vlerës së totalit të kostove të investimeve të pranueshme për këtë masë. Përqindja rritet deri në 65% për investime në ekonomitë bujqësore, të menaxhuara nga fermerë të rinj (persona fizik të moshës 18 deri në 40 vjet në ditën e paraqitjes së kërkesës për mbështetje financiare) dhe 70% për investime në ekonomitë bujqësore në zonat malore.
Mbështetja totale financiare në këtë thirrje publike është 9,216,693 euro ose 568,147,394 denarë.
Përmes shfrytëzimit të mjeteve nga IPARD 2, Republika e Maqedonisë së Veriut do të sigurojë arritjen e standardeve të Bashkimit Evropian në lidhje me cilësinë dhe sigurinë e ushqimit, shëndetin publik, mbrojtjen e mjedisit jetësor, sigurinë në punë, shëndetin dhe mbrojtjen e bimëve dhe kafshëve, mirëqenien e kafshëve, si dhe mbështetje për menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe përmirësimin e kushteve të jetesës në zonat rurale dhe ekonominë rurale në tërësi.