FAO perms internetit trajnon 350 veterinarë nga Ballkani për tu përgatitur rreth etheve afrikane te derrave

1.7.2020 12:00:00


1 korrik 2020, Budapest, Hungari - Megjithëse vëmendja e mediave është kthyer në pandeminë njerëzore, ethet afrikane të derrave janë ende një problem i madh. Kjo sëmundje sjell shpenzime të mëdha ekonomike, ndërprerje të rëndësishme tregtare dhe ndikon seriozisht në jetën rurale.

 

Në Evropë, sëmundja po përhapet në mënyrë progresive nga Xhorxhia, ku hyri në Evropën Qendrore në vitin 2007, duke goditur shumicën e vendeve. Sëmundja tashmë është e pranishme në Ballkan, ku Serbina, Bullgaria, Rumania dhe Greqia raportojnë epidemi, dhe i gjithë rajoni i Ballkanit është nën kërcënim.

Për të ndihmuar, FAO po fillon sot një trajnim online në gjuhën sërbe, në të cilin marin pjesë 350 veterinarë nga Ballkani (përfshirë Maqedoninë e Veriut, Bosnjën dhe Hercegovinën, Bullgarinë, Kroacinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Serbinë). Trajnimi do të zgjasë gjashtë javë gjatë muajit  korrik dhe gusht 2020 (duke filluar nga 1 korrik). Shërbimet veterinare nga rajoni i Ballkanit u ftuan të paraqisnin nominimet për kursin. Ky trajnim ndjek kursin pilot të suksesshëm (nëntor 2019) dhe kursin për vendet evropiane që gjuhën angleze  (prill-maj 2020).

"Për të optimizuar gatishmërinë, zbulimin e hershëm dhe përgjigjen ndaj hyrjes së mundshme të etheve afrikane të derrave, është e rëndësishme të trajnohen ata që janë në vijën e parë: veterinerët - sa më shumë që të jetë e mundur", tha Daniel Beltran-Alkrudo, specialist i FAO-s për shëndetin e kafshëve. "Ballkani është në rrezik të madh  nga ethet afrikane të derrave dhe për këtë  duhet të përgatitet sa më mirë," shtoi ai.

Për të lehtësuar gatishmërinë, FAO ka filluar standardizimin e materialeve të trajnimit, përfshirë prezantimet, udhëzimet dhe materialet e tjera, të cilat në rast të gjendjes së jashtëzakonshme perms trajnimeve mundësojnë përkthime të shpejta, rregullim në specifikat e shtetit dhe përcjellje  në sa më shumë veterinerë. Kjo qasje në Ballkan tashmë ka rezultuar efikase në periudhën 2018-2019.

Është marrë një vendim për të kaluar në trajnimin përmes internetit, i cili ofron disa avantazhe: është i lehtë dhe ekonomik, mund të përfshijë qindra njerëz nga lokacione të ndryshme dhe lejon pjesëmarrësit të mësojnë sipas ritmit të tyre, në një kohë që u përshtatet atyre.  Në kohën e kufizimeve për udhëtime dhe  takime për shkak të pandemisë Covid-19, mësimi përmes internetit bëhet edhe më i rëndësishëm.

Programi mësimor përdor Doracakun e FAO për zbulimin e hershëm dhe diagnostikimin e etheve afrikane të derrave, i cili është në dispozicion në disa gjuhë. Përmbajtja u krijua nga një ekip ekspertësh për ethet afrikane të derrave, duke përfshirë Institutin Friedrich-Loeffler, shërbimet veterinare të Lituanisë, qendrën referente të FAO-s për ethet afrikane të derrave,si dhe mbështetjen nga Komisioni Evropian për kontrollin e sëmundjes (EuFMD), gjatë përgatitjes dhe zbatimit të trajnimeve online për shëndetin e kafshëve.

 

 

 

Rreth kursit

Kursi ka shtatë module të trajnimit që përfshijnë një sërë temash: ndikimin e sëmundjes, diagnostikimin klinik dhe laboratorik, epidemiologjinë, hetimin e paraqitjes epidemike, masat e kontrollit, biosigurinë dhe ethet afrikane të derrave tek derrat e egër. Kursi fillon duke u shpjeguar se si do të zhvillohet trajnimi dhe me prezantimin e trainerëve. Trajnerët janë ekspertë në diagnostikimin, epidemiologjinë ose kontrollin e etheve afrikane të derrave. Pjesëmarrësit kanë qasje në materialet e trajnimit, në forum diskutimesh, pamjet në kamera në internet dhe listen e burimeve shtesë.

Për shkak se kursi është i hapur për gjashtë javë, çdo javë mbulon një temë specifike duke përdorur një forum diskutimesh ku pjesëmarrësit dhe trajnerët mund të diskutojnë dhe komunikojnë. Trajnerët postojnë pyetje për të sfiduar pjesëmarrësit dhe për të thelluar të kuptuarit e materijalit.

Kursi përmbyllet me një vlerësim të kursit dhe një vebinar përfundimtar që mbulon tema që ishin ose të vështira për pjesëmarrësit ose shkaktuan diskutim më të madh në forum. Pjesëmarrësve që kryejnë të gjitha detyrat e kërkuara dhe kalojnë vlerësimin në fund të kursit, u jepet një certifikatë. Pjesëmarrësit përfundimisht mund të japin sugjerime për përmirësimin e mëtutjeshëm të kursit.

 

Share


Hën
Mar
Mër
Enj
Pre
Sht
Die

Zgjidh datën