Agjencioni për mbështetje financiare u bën thirrje të gjithë fermerëve që kanë humbur ose dëmtuar kartelat për naftën e gjelbërt, të mund t'i paraqesin pranë njesive rajonale të MBPEU deri më 12 qershor

4.6.2020 11:00:00


Agjencioni për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural informon të gjithë fermerët që kartelat për naftë të gjelbërt nga viti i kaluar  që I kanë dëmtuar ose humbur, t'i paraqesin pranë njësive rajonale të MBPEU, nga ku i kanë terhequr vitin e kaluar, më së voni deri më 12 qershor me qëllim që tju përpunohen kartela të reja.

Në këtë mënyrë, Agjencioni do të ketë një pasqyrë për kartelat që janë të papërdorshme dhe të mund që përpunojë në kohë kartela të reja përmes operatorit ekonomik. 

Kartela të reja do t'u jepen edhe atyre fermerëve që për herë të parë këtë vit kanë fituar të drejtën e shfrytëzimit të kësaj mase.

Fermerë që kanë fituar ligjërisht të drejtën e shfrytëzimit të masës "Nafta e Gjelbërt" dhe kartelat e të cilëve janë në rregull, t[ njejtat do tju  rimbushen  me mjete të reja.

Kush sa të  holla do të ketë në kartelë do të varet nga lloji i prodhimit dhe kultura që ata kanë aplikuar për subvencione. Me kartelën e personalizuar për "Naftë të gjelbër" dhe mjetet në dispozicion, mund të mbushet vetëm karburant "Eurodizel" për makineri bujqësore.

Këtë vit, përmes kësaj mase, mbulohet 50% e kostos së prodhimit, e cila përcaktohet sipas metodologjisë, dhe 280,000,000 denarë do të kthehen në llogaritë e rreth 60,000 fermerëve. Me këto fonde, ne ndikojmë drejtpërdrejt në uljen e kostos së prodhimit të fermerëve dhe kështu e prodhimin bujqësor vendor bëhet më konkurrues në treg.

 

Share