Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave informon se Rajoni i Pellagonisë dhe i Prespës dje u prekën nga një masë e paqëndrueshme ajrore që vinte nga jugu. Për të parandaluar shfaqjen e breshrit, Drejtoria për punë Hidrometeorologjike përmes qendrave të radarëve Gjurishte, Topolcani dhe Aeroclub Shkup në periudhën nga ora 10:15 deri në 16:33 ka kryer mbjellje ajrore të reve të breshrit me 135 shkopinj, me anë të së cilës parandaloi me sukses shfaqjen e breshrit në këto rajone.
Kjo metodë e re për mbrojtjen nga fatkeqësitë e motit (breshër) për herë të parë këtë vit filloi të zbatohet në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Mbjellja e reve me avion për mbrojtje nga breshri do të kryhet në të gjithë territorin e vendit tonë. Ky sistem modern i mbrojtjes nga breshri do të kontribuojë në mbrojtjen e prodhimit bujqësor nga fatkeqësitë e motit dhe do të zvogëlojë sasinë që është ndarë vitet e fundit për pagesën e kompensimit.