Janë lehtësuar kushtet për regjistrimin e kantinave të vogla

23.6.2020 11:00:00


Në seancën e djeshme, Qeveria miratoi informacionin dhe dha pëlqimin për ndryshimet në Rregullore mbi shumën e kompensimit për punimet e kryera të Inspektoratit Shtetëror për Bujqësi (DIZ). Këto ndryshime lehtësojnë kushtet për regjistrim në regjistrin e prodhuesve të verërave të personave fizikë dhe kantinave të vogla. Konkretisht, zvogëlohet shuma për tarifën nga 10,000 denarë deri në 1.500 denarë për kantinat me një kapacitet përpunimi dhe ruajtje të verës deri në 30,000 litra në vit dhe 5,000 denarë për kantinat me një kapacitet përpunimi dhe ruajtje të verës mbi 30,000 litra.

Ndryshime të tilla janë bërë me qëllim që prodhuesit e vegjël të verës që kanë kantina familjare të jenë brenda kornizës ligjore. Ky ndryshim do të kontribuojë në korrektësi përsa i përket kostove për regjistrimin e një bodrum vere, përkatësisht sasinë e kostove që korrespondojnë me kapacitetin për prodhimin dhe ruajtjen e verës së prodhuar në kantinë dhe tju lejohet që kantinat e vogla familjare të regjistrohen në regjistrin e prodhuesëve. Ulja e kostos së regjistrimit do të jetë një nxitje për shumë individë që prodhojnë verë në shtëpi, të jenë në gjendje të regjistrohen në regjistrin e prodhuesve të verërave të udhëhequr nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, dhe kështu do të mund që legalisht të hedhin në qarkullim verën e prodhuar.

Në të njëjtën kohë, do të kontribuojë në sigurimin e shitjes së qëndrueshme të rrushit, sepse kultivuesit që kanë vreshta do të kenë mundësinë të përpunojnë prodhimin e tyre të rrushit në verë.

Ulja e kostos së 10,000 denarëve në 1.500 denarë për kantinat me kapacitet përpunues dhe ruajtjen e verës deri në 30,000 litra në vit dhe 5,000 denarë për kantinat me kapacitet përpunues dhe ruajtës të verës mbi 30,000 litra, nuk do të zvogëlojë drejtpërdrejt të ardhurat buxhetore, sepse sipas vlerësimeve të Inspektoriatit shtetëror për bujqësi, me regjistrim më të lirë, rreth 100 individë dhe kantina të vogla do të regjistroheshin në regjistrin e prodhuesve të verës. Kantinat e mëdha janë regjistruar tashmë në regjistrin e prodhuesve të verës, ndërsa ky detyrim pagese është vetëm për prodhuesit e ardhshëm. Kështu, sipas vlerësimeve të Inspektoratit Shtetëror për Bujqësi, gjatë këtij viti 2020 do të regjistroheshin 40 individë dhe prodhues të vegjël, në të ardhëshmin 30, dhe në vitin e tretë 20, i cili pritet të ketë një fluks fondesh në buxhetin e inspektoratit në vlerë prej e 135,000.00 denarë për këto tre vjet.

Vitin e kaluar, u miratuan ndryshime në Ligjin për verën, të cilat siguruan një seri përfitimesh që lehtësuan kushtet për prodhimin e verës, të verarive të vogla familjare dhe individëve që janë prodhues të verës, që është një prirje aktuale në të gjithë botën, veçanërisht në segmentin mbi shitjen e verës nga një fermë në mënyrë që të diversifikojnë furnizimin e tregut dhe zhvillimin e verës dhe turizmit rural.

 

 

Share


Hën
Mar
Mër
Enj
Pre
Sht
Die

Zgjidh datën