Sot është shpallur thirrja publike për aplikime për pagesa të fondeve për blegtorët

20.6.2020 11:00:00


Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, shpalli sot Thirrjen Publike për dorëzimin e aplikacioneve për pagesa të fondeve nga Programi për mbështetje financiare të zhvillimit rural për vitin 2020.

 

Të gjithë blegtorët që kanë blerë derra të pastër hibrid me prejardhje dhe mbretëresha bletësh nga fermat e miratuara për mbarështim nga 1 tetori deri më 31 dhjetor 2019, do të jenë në gjendje të aplikojnë për ndihmë financiare përmes masës "1  Investimet në Modernizimin e Ekonomive Bujqësore" nga Programi i Zhvillimit Rural. Të gjitha ekonomitë bujqësore të regjistruara në Regjistrin e vetëm të Ekonomive Bujqësore në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave kanë të drejtë të aplikojnë për këtë mbështetje financiare, në përputhje me Ligjin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

Ndihma financiare për blerjen e mbretëreshave të bletëve është deri në 600,000 denarë për shfrytëzues, ndërsa për blerjen e derrave të pastër ose hibrid me prejardhje, mbështetja financiare është deri në 6.500,000 denarë për shfrytëzues.

Ndihma financiare për masën 121, paguhet në parimin e bashkëfinancimit të investimeve të përfunduara dhe të paguara nga përdoruesi në shumën 50% të vlerës së kostove të aprovuara të investimit të pranueshme.

      

Rritje kemi në në rastet kur:

            - Investimi është realizuar nga një fermer i ri. Për këtë kategori aplikantësh, bashkëfinancimi është 55%.

            - Për investime në zona me mundësi të kufizuara për prodhimin bujqësor, bashkëfinancimi është deri në 60%,

            - Për investime në zona me mundësi të kufizuara për prodhimin bujqësor kur mbajtësi i investimit është një fermer i ri, bashkëfinancimi është deri në 65% dhe

            - Investimet në komunitete rurale të paarritshme bashkëfinancohen me 75% të fondeve që pranohen. "

 

Aplikimet paraqiten në mënyrë elektronike pas regjistrimit në faqen e internetit të Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural www.ipardpa.gov.mk, e-baranje.ipardpa.gov.mk.

Aplikantët për ndihmë financiare është e nevojshme të krijojnë një kërkesë për pagesë në mënyrë elektronike. Kërkesa për pagesë nga Programi i Mbështetjes Financiare të Zhvillimit Rural për vitin 2020, e plotësuar në mënyrë elektronike, e vërtetuar siç duhet me nënshkrimin dhe vulën e aplikantit, së bashku me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm origjinal, dorëzohen në një zarf të mbyllur me shënim në pjesën e përparme të zarfit në këndin e sipërm ne të majtë. ”MOS E HAP ” Kërkesa për pagesë dhe numër Arkivi i Kërkesës (0220-12125-XXXX/1). Kërkesa mund të dorëzohet me postë ose personalisht në zyrën e Agjencisë.

 

Një aplikant mund të paraqesë vetëm një kërkesë për një masë ose maksimum dy aplikime për shfrytëzimin  e mbështetjes sipas masave të ndryshme, duke marrë parasysh masat e tjera të Programit për Ndihmë Financiare të Zhvillimit Rural për vitin 2020.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 15.07.2020.

Aplikantët që plotësojnë kushtet për shfrytëzimin e fondeve renditen sipas pikëve të vërtetuara në Rregulloren për kriteret më të afërta për përzgjedhjen e shfryttëzuesve sipas masave për zhvillimin rural.

• Kërkesat me të njëjtin numër pikësh do të renditen sipas datës dhe orës së dorëzimit të aplikimit elektronik në e-baranje.ipardpa.gov.mk

• Kërkesat që nuk dorëzohen në mënyrë elektronike në e-baranje.ipardpa.gov.mk nuk do të merren në konsideratë.

Shfrytëzuesit e fondeve duhet të kenë shlyer të gjitha detyrimet financiare ndaj Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, si dhe detyrimet financiare ndaj Ndërmarrjes Publike për menaxhimin e kullotave dhe kompensimin e ujit ndaj kompanive të menaxhimit të ujit.

 

Share