Filloi ndërtimi i digës HS Konsko, aktiviteti më i madh infrastrukturor në këtë rajon në 50 vitet e fundit

21.7.2018 10:50:00


Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, së bashku me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski sot kishin fjalimet e tyre për ngjarjen që shënoi fillimin e ndërtimit të  akumulimit artificial, Konsko, projekti më i madh infrastrukturor në rajon, në  50 vitet e fundit .

Duke iu drejtuar kryeministri Zaev tha se Republika e Maqedonisë, nga Qeveria dhe ministritë përkatëse kanë  investuar në projekte të reja kapitale, që do të kontribuojnë direkt në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

"Sot ne jemi këtu për të shënuar fillimin e ndërtimit e Hidrosistemit " Konsko " i cili për  qytetarët e komunës së  Gjevgjelisë do të thotë realizimin dhe nevojën e kahmotshme që  e kishin, dëshirën për furnizimin me ujë  të pijshëm në  kohë ,ujë  të pastër dhe të sigurt. Uji për ujitje që do të vijnë në fushat dhe toka pjellore bujqësore, plantacione dhe ferma, por do të jetë shtesë  pë r furnizim me ujë që do të thotë shpëtim për Dojranin tonë të bukur, "tha kryeministri Zaev. Ministri Nikollovski tha se kjo është një nga investimet më të mëdha kapitale në bujqësi në  10 vitet e fundit, e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme për qytetarët e rajonit të Gjevgjelisë, por edhe për të gjithë qytetarët e Maqedonisë.

"Menaxhimi i ujit si një degë e industri është një nga fushat kryesore, ajo është baza për zhvillimin e bujqësisë, dhe në shumë fusha të tjera me rëndësi jetike për vendin tonë. Rezervuaret me akumulime sigurojne perdorimin me shume kushtim te ujit, dmth. ujë  për ujitje te zonave bujqesore dhe uje per prodhimin e energjise elektrike. Ai kontribuon në stabilitetin e energjisë, rritjen e prodhimit bujqësor dhe sigurinë e ushqimit në nivel kombëtar ", theksoi ministri Nikollovski.

Ministri tha se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave së bashku me qeverinë janë të fokusuar në modernizimin dhe harmonizimin bujqësinë tone. Me rregulloret evropiane në këtë drejtim, dhe nëpërmjet projekteve të tilla kapitale të sigurohen kushte për prodhime më të mira bujqësore, të ardhura më të mëdha për fermerët, dhe me ketë  më shumë rritje ekonomike.

"Grumbullimi nga diga Konsko është pjesë e Hidrosistemit"Konsko "dhe përbëhet nga një dige mbi lumin Konsko,duke filluar nga Gorniqet rreth 8.5 kilometra në pë rfundim, si dhe përfshirjen e ujit të  rrjedhshëm të lumenjëve Zhabacka, Sermeniska dhe Kovanska. Investimi total për investimin e digës Konska është mbi 2.4 miliardë denarë , të holla të  siguruara nga buxheti i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, gjegjësishtë  nga Programi për Zhvillim Rural. Diga e Konskos do të sigurojë ujë për ujitje të zonave bujqësore të këtij rajoni gjatë periudhës së thatë kur uji është  i nevojshëm. Në këtë moment, prej 12,326 hektarë  tokë  të  punueshme  në rajon mezi janë  ujitur 2,632 hektarë. Realiteti është se për momentin ka ujë të mjaftueshëm për vetëm rreth 1.500 hektarë. Ujitja është shumë e vështirë dhe një çmim shumë të lartë për bujqit, i cili është një barrë e madhe për fermerët dhe e rrit koston e produkteve. Me zgjidhje të reja teknike, dmth përmes ndërtimit të tre nënsistemeve të kësaj dige do të ujiten rreth 8000 hektarë tokë bujqësore pjellore, rritje të  pesë  fishtë  të  zonave të ujitura  ", tha ministri Nikollovski, i cili së bashku me kryeministrin Zaev simbolikisht kanë  shtypur butonin Start, që shënoi fillimin e ndërtimit të digës Konsko.

Fjalim mbajti edhe përfaqësuesi i kompanisë Serka Taahut Inshaat AKEL, Shefki Adall, i cili tha se intensifikimi i integrimeve në BE dhe ftesa për anëtarësim në NATO të vendit ishte një inkurajim i madh për investime të reja nga kompani turke.

Share