Dje u zhvillua mbjellja e parë e reve me avion, duke parandaluar breshërin në disa rajone.

21.5.2020 12:00:00


Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike dhe Aeroclub Shkup, gjatë pasdites së djeshme (20.05.2020) kanë pasur ndërhyrjen e parë të suksesshme për të parandaluar shfaqjen e breshrit me metodën e re për mbjelljen e reve me avion.

Pas njoftimit të fatkeqësive të pritshme të motit për shkak të destabilizimit të kushteve të motit në territorin e vendit tonë dhe në të gjithë rajonin e Ballkanit, Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike përgatiti dhe neutralizoi me sukses efektin e rrezikshëm të stuhisë së pritshme.

Ndërhyrja e parë rreth reve të breshrit me mbjellje të reve me avion u krye në rajonin në jug-perëndim të Velesit, në Komunën e Çashkës ku u veprua në orën 15:50, me katër shkopinj (400 gramë reaktiv jod argjendi), rreth një reje breshri me potencial të rrezikshëm, që pas veprimit kaloi në gjendje shiu.

Ndërhyrja e dytë e suksesshme u krye në rajonin në perëndim të Prilepit në Komunën e Dollnenit, ku u operua dy herë, një herë në 16:03 me gjashtë shkopinj dhe përsëri në 16:23 me gjashtë shkopinj të tjerë. Në këtë rajon pati një stuhi breshri, dhe pas aksionit me mbjellje të reve me avion, u vërejt dukja e rrjedhës së shiut .

Nga Drejtoria për PunënHidrometeorologjike theksuan se nëse nuk do të veprohej dje në kohë, paraqitja e breshit do të kishte qenë në një shkallë shumë më të lartë dhe dëmi do të ishte shumë më i madh.

Share