Sot tek 4.945 blektorë u paguan 88,6 milion denarë subvencione për qengj dhe dhi femër të mbajtur

13.5.2020 12:00:00


Sipas të dhënave të Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, mbi 78 milion denarë sot janë paguar në llogaritë e 3,179 blegtorëve që mbajnë qengja femra , dhe rreth 10.5 milion denarë u janë paguar 1,766 blegtorëve që mbajnë dhi femra. Kjo masë ndikon drejtpërdrejt në konsolidimin e tufave, si dhe në rritjen e prodhimit të qumështit.

 

Vazhdon praktika e pagesës së subvencioneve në kohë dhe në mënyrë jo selektive. Mjetet për subvencione bujqësore paguhen në një kohë kur fermerët dhe blegtorët kanë nevojë më shumë për to, domethënë para fillimit të një korrje të re ose rifinancimit të ri të mjeteve për konsolidimin ose rinovimin e tufave.

Share