MBPEU: Për herë të parë pas 23 vjet edhe me transport kargo, në Jordan eksportohet mish i freskët i qengjit maqedonas.

12.5.2020 11:00:00


Për herë të parë pas 23 vjet me transport ajror kargo, dje u eksportua në Jordan mishi i freskët i qengjt maqedonas. Bëhet fjalë për eksportin e 2,000 qengjave, të blerë nga prodhuesit shtëpiak të deleve, të cilët dje në orët e pasdites u eksportuan në Jordan me transport ajror.

 

"Këtë eksport ne e njoftuam dy muaj më parë, në kërkim të tregjeve alternative për eksportin e qengjit dhe zgjidhjen e krizës të këtij eksporti për shkak të pandemisë së virusit KOVID 19, ku e  arritëm qëllimin tonë. Pas 23 vjetësh, sot qengji maqedonas eksportohet përsëri në Jordan. Rreth 30 ton mish I freskët nga qengj maqedonas u drejtua në treg në Jordan, "tha Ministri Dimkovski.

 

 Drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Zoran Atanasov, theksoi se hapja e tregut në Jordan hap tregje të reja jo vetëm për qengjin, por edhe për produktet e tjera bujqësore në Maqedoni.

 

"Bisedimet me autoritetet nga Jordani kanë filluar në fillim të vitit. Ato i përfunduam me sukses duke harmonizuar certifikatën shëndetësore-veterinare për eksportin e qengjit maqedonas në Jordan, dhe këtu ka filluar eksporti i parë. AUV mbetet i përkushtuar të punojë për të hapur tregje të reja dhe për të negociuar garancitë shëndetësore me vendet e huaja për qengjin maqedonas, "tha drejtori Atanasov.

 

Për shkak të pandemisë së shkaktuar nga virusi KOVID 19, këtë vit eksporti i qengjave po zhvillohet me intensitet të zvogëluar, veçanërisht në tregjet tradicionale. Që nga fillimi i eksportit të qengjit, MBPEU dhe AUV kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm me ambasadat, blerësit dhe mbarështuesit e deleve për të gjetur tregje për qengjin maqedonas. Për shkak të situatës së krizës, për të ndihmuar mbarështuesit e deleve, MBPEU e rriti mbështetjen totale financiare për qengjat femra në 2.500 denarë për kokë.

 

Share