Sot përfundon afati për shitjen e lakrës tek blerësit e regjistruar, që është kusht për përfitimin e një subvencioni prej 3 denarë.

5.5.2020 12:00:00


Sot përfundon afati për shitjen e lakrës tek blerësit e regjistruar, që është një kusht për fermerët që prodhojnë lakër për të marrë një subvencion ndërhyrës prej 3 denarësh për lakrën e shitur.

Subvencioni është pjesë e masës "Pagesa direkte për lakër nga prodhimi i brendshëm i shitur në qendrat e blerjes,  në periudhën nga 5 Prill deri në 5 Maj 2020", nga Programi për pagesa direkte.

Të gjithë fermerët që kanë shitur lakrën e prodhuar nga 5 Prill deri më sot do të marrin një subvencion ndërhyrës prej 3 denarë për kilogram për lakër të shitur. Të gjitha sasitë të shitura pas këtij afati nuk do të mbulohen nga kjo masë.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka miratuar këtë masë ndërhyrëse për të stabilizuar tregun e lakrës, i cili u destabilizua në muajin prill për shkak të uljes së kërkesës dhe çmimit të blerjes, si rezultat i gjendjes së jashtëzakonshme të shkaktuar nga koronavirusi.

Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural thekson se fermerët duhet të mbajnë dokumentet që kanë nga qendrat e blerjes, të cilat më tej do tju shërbejnë si provë për masën shtesë dhe mbështetjen financiare prej 3 denarëve për kilogram lakër të shitur tek një blerës i regjistruar.

Për të përfituar mbështetje financiare për këtë masë, fermerët do të mund të aplikojnë në Agjencinë e Pagesave, si çdo vit, deri më 25 dhjetor.

Share