Qeveria miratoi një masë ndërhyrëse në vlerë prej 3 denarë për kilogram për lakër të shitur në periudhën nga 5 Prill deri në 5 Maj 2020

28.4.2020 16:30:00


Në seancën e sotme, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi një masë ndërhyrëse që synon të stabilizojë tregun e lakrës nga prodhimi i brendshëm. Shfrytëzuesit e kësaj nënmase janë ekonomitë bujqësore që kanë mbjellë zona me lakër, dhe prodhimin e realizuar e kanë shitur tek blerësi i regjistruar në Regjistrin e blerësve të produkteve bujqësore.

 

Ndihma financiare në vlerë prej 3 denarë për kilogram do të paguhet për sasitë që janë shitur në periudhën nga 5 prilli deri më 5 maj të vitit 2020. Me këtë masë ndërhyrëse do të stabilizohet tregu i lakrës, i cili u destabilizua në muajin prill për shkak të rënies së kërkesës dhe çmimit të blerjes, si rezultat i gjendjes së jashtëzakonshme të shkaktuar nga koronavirusi.

 

Po ashtu, në seancën e sotme u miratua Programi për modifikimin e Programit për financimin e aktiviteteve në prodhimin e duhanit për vitin 2020.

 

Ky miratim mundësoi transferimin e fondeve në vlerë prej 110,000,000.00 milion denarë nga Programi për financimin e aktiviteteve në prodhimin e duhanit për vitin 2020 në Programin për ndihmë financiare në bujqësi për vitin 2020. Fondet e alokuara do të përdoren për të paguar detyrimet e mbetura ndaj fermerëve.

Share